Kompania nga Republika Çeke nis procesin me Shqipërinë

“CEZ”-i synon 190 milionë euro dëmshpërblim – “Shqipëria ka dështuar të mbrojë investimet e kompanisë, që njihej si distributori “CEZ”-Shpërndarje”-patën deklarruar zyrtarët çekë të kompanisë

 

Denion Ndrenika

Shqipëria përballet me fillimin e një procesi gjyqësor arbitrazhi për dëmshpërblimin që kërkon “CEZ”-Shpërndarje”, kompania nga Republika Çeke që u largua pas pretendimeve për keqmenaxhim të (shpërndarjes) së energjisë elektrike. Media në Tiranë raportoi se “CEZ”-i pritet të kërkojë 190 milionë euro dëmshpërblim apo diku te 400 milionë dollarë amerikanë. Qeveria e Shqipërisë ia hoqi licencën e shpërndarjes së energjisë elektrike kompanisë çeke dhe e kaloi në administrim me drejtuesin e shpallur me konkurs, Sahit Dollapi. “CEZ”-i ka përkrah në këtë çështje arbitrazhi vendin e tij, Republikën Çeke. Kompania çeke kishte deklaruar më parë se “Shqipëria ka dështuar të mbrojë investimet e kompanisë, që njihej si distributori “CEZ”-Shpërndarje”.
“CEZ”-i privatizoi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në vitin 2009 me shumën 102 milionë euro dhe në 2012 njoftoi se do të shiste aksionet e saj (70 për qind i ka shteti çek), kurse Shqipëria zotëronte 24 për qind të tyre (aksioneve). “CEZ”-i, që ushtron veprimtarinë e biznesit në 10 shtete, thotë se mungesa e energjisë të ujësjellësve lidhej me faturat e papaguara si dhe të konsumatorëve.
Privatizimi i “CEZ”-it është kritikuar nga opozita jo vetëm si i pasukseshëm, por edhe politik dhe po ashtu edhe se qeveria po vepron arbitarisht, pasi në janar 2013 Enti Rregullator ia hoqi licencën çekëve pasi vlerësoi mungesa të pavend të furnizimit me energji të disa stacioneve të ujësjellësve. Privatizimi i OSSH-së nga “CEZ”-i u komentua si politik pasi Republika Çeke kur udhëhiqte Presidencën e Radhës së Bashkimit Europian 1 janar-30 qershor 2009 pranoi kërkesën e Shqipërisë për shqyrtimin e rekomandimit për të marrë statusin e vendit “kandidat” për anëtarësim në Bashkimin Europian. Republika Çeke ishte atë kohë (në 30 prill 2009), e vetmja që udhëhiqte BE-në me qeveri të rrëzuar (vazhdoi deri në fund të kësaj presidence). Kryeministri i atëherëshëm Mirek Topolanek që kishte humbur betejën në Kuvend, priti kryeministrin Sali Berisha dhe pranoi kërkesën për aplikikim për statusin “kandidat”.
Shqipëria “e kaloi mirë” çështjen me “CEZ”-in, pasi në Bullgari qeveria u rrëzua pas protestave popullore pikërisht për shkak të problemeve të kompanisë çeke, veçanërisht me çmimin e energjisë.

Comment

*