Komuniteti Shqiptar në Filadelfia u bë me ndërtesë të re për Qender Kulturore

Nga data 4 Korrik, kur u miratua nga organi përkatës, kërkesa jonë për blerjen e ndërtesës dhe deri sot më 23 Korrik 2018, ishte kohë e mjaftueshme për vendosjen përfundimtare dhe kalimin e ndërtesës në pronësi të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Një grup nga drejtuesit e shoqatës: Tajar Domi, kryetar , Dritan Matraku, zv/kryetar i dytë, Vlashi Fili, sekretar dhe Llazar Vero, anëtar i këshillit drejtues, si dhe Petraq Budo, agjenti i Real Estate-s, si ndërmjetës midis palës që shiste ndërtesën dhe përfaqësuesvë të shoqatës, morën pjesë në ceremoninë e kalimit të ndërtesës në pronësi të shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Mbas kompletimit të dokumentacionit përkatës, në ora 4:30 PM, të dates 23 Korrik 2018, z. Tajar Domi, në emër të shoqatës “Bijtë e Shipes”, firmosi dokumentin e pronësisë. Që nga ky çast, ndërtesa në adresën: 3322 Willits Rd. – Philadelphia, PA 19136 – 1200, është pronë e shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia.

Mbas kësaj, gjithë grupi që mori pjesë në ceremoninë e kalimit të pronësisë, në ora 4:55 PM, u gjend pranë ndërtesës për të festuar e gëzuar me të gjithë, suksesin e arritur.

Atje, Bashkim Bërdufi, kishte filluar pastrimin e mjedisit të jashtëm nga barërat e këqija, të pa pastruar për kohë të gjatë, si dhe Haki Çollaku e Petrit Zanaj, duke përgatitur e vendosur në faqen lindore të ndërtesës, simbolet e shoqatës dhe Flamujt Shqiptar dhe Amerikan, dukuri që tregonte se kjo ndërtesë, tashmë, është pronë e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Një nga një e dy nga dy, filluan të mblidhen anëtarët e shoqatës që e mësuan këtë ngjarje: bashkëshortët Mefa dhe Idajet Ago, me nipin e tyre, Erind Babani, i sapo ardhur nga Shqipëria, Hamdi Gjana, Adil Lika, Jakup Domi me të birin, Albin, Sami Zaimaj, Eldion Pajollari, Bujar Veliaj, Arti Ismailanji, Dëfrim Pajollari, Artan Fili, Omer Sula, Llazar Monka, Hys Hasa, Lutfi Brami, si dhe Bujar Gjoka, n/krytar i parë i shoqatës, që erdhi menjëherë sapo la punën.

Shtrëngim duarsh, përqafime, urime “E gëzofshim të gjithë bashkë”, foto të shumta, biseda entusiazte, vazhduan për disa orë, kur ndërkohë një grup, me në krye z. Haki Çollaku, ngritën në shtizat e përgatitura më parë, dy flamujt, atë Shqiptar dhe Amerikan si dhe banderolën “Bijtë e Shqipes Filadelfia.

Këtë mjedis të gëzuar e pasuroi edhe tre anëtarësimet e reja, të tre nga familja Domi, Erioni, Arianiti dhe Albi dhe bashkë me urimin për pronësimin e ndërtesës dëgjohej edhe urimi “Mirëseerdhët në shoqatë”.

Vonë në mbrëmje, pak e nga pak, të gjithë u larguan, duke vështruar më kënaqësi, flamujt që valëviteshin mbi ndërtesë shoqëruar me urimin “Së shpejti ta përshtatim edhe mjedisin e brendëshëm për qëllimet tona”.

Këshilli Drejtues i Shoqatës
“Bijtë e Shqipes”
Filadelfia, 23 Korrik 2018

2 Responses to “Komuniteti Shqiptar në Filadelfia u bë me ndërtesë të re për Qender Kulturore”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati says:

    Ju Lumte Atdhetareve te Filadelfias. Atje ndjehesh me te vertete SHQIPTAR1.Nuk ka particka dhe shoqateza.
    Ketu ne NY sikur premtoi para dy vjetesh z.M.Gjonaj per te ashtuquajtur 2 milione dollare. do Zoti dhe Amerika le te jemi te Bashkuar.
    SE trashegimia e Nolit, Konices, Kirkes e tj.para 10 vjetesh; fatekeqesisht ju dorezua atyre qe nuk lejonin Vajtime Kengen ne SHQIP, ashtu si ne Tiranen e Janullos

  2. Llazar Vero says:

    Kjo ndertese historike eshte tashme prone e Shoqates Atdhetare-Kulturore “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia. Eshte nje nisme e madhe dhe guximshme per te krijuar me shume hapsira per Shkollen Shqipe “Gjuha Jone” dhe per me shume veprimtari cilesore. Me rinovimin e saj, per te cilin kerkohet ende shume pune, i sherbehet jo vetem komunitetit shqiptar por edhe historise se Filadelfias, Pensilvanise dhe pse jo dhe te Amerikes,pasi kthehet ne jete nje objekt historik me rendesi te vecante pasi ka qene shtepia e pare e themeluesit te shtetit te Pensilvanise, William Penn, dijetarit, politologut, njeriut qe i priu me largpamesine e tij Amerikes se ardhshme. Ne ketoto ambiente do te takohen historia e kultura amerikane me historine dhe kulturen shqiptare, Gjergj Kastrioti yne i madh dhe William Penni, te dy burra qe i prine historise me mendimet dhe vepren e tyre ne dy kontinente te ndryshem. Puna dhe ndihmat monetare e bashkatdhetareve tane ne Filadelfia, edhe me gjere,per sjelljen ne jete te kesaj ndertese, merr keshtu nje rendesi te vecante. Se bashku, me besimin dhe dashurine per njeri – tjetrin dhe Memeatdheun tone te dashur, cdo nisme ,sado e madhe eshte plotesisht e realizueshme. URIME DHE PUNE TE MBARE !

Comment

*