Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois feston 10-vjetorin e Kosovës

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois ka festuar përvjetorin jubilar të pavarësisë së Kosovës me një sërë aktivitetesh. Më 16 Shkurt përgjatë gjithë ditës, në qendër të Chicagos është ngritur dhe valëvitur flamuri i Kosoves, duke krijuar tanimë një traditë të përvitshme. Ne ceremonine e ngritjes se flamurit moren pjese shume bashkatdhetare nga Chicago dhe me gjere, si dhe musafire speciale nga Ambasada e Kosoves ne Washington. Pas ceremonies se ngritjes, fjalime rasti mbajten Kryetari I Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, z. Gjaneto Harusha, zv. Ambasadori I kosoves ne Washington, z. Frymezim Isufaj, kryetare te shoqatave qe punojne dhe veprojne ne Illinoi, si dhe bashkatdhetare te tjere.

Një kulm të aktiviteteve të realizuar nga Komuniteti shqiptar në Illinois ka shënuar organizimi i mbrëmjes festive më 17 Shkurt në “Diplomat West” ne Chicago, në të cilën kanë marrë pjesë bashkatdhetarë të trevave të ndryshme shqiptare duke filluar qe nga Ulqini dhe Tivari, per te perfunduar me Çamerine dhe Strugen.

Hymnet kombetare dhe ai amerikan kane hapur mbremjen festive. Ne kete mbremje, fjalen e rastit e mbajti kryetari Harusha I cili ka njohur bashkatdhetaret me aktivitetet e komunitetit dhe programet per t’u realizuar ne te ardhmen. z. Harusha beri nje rezyme te ecjes se Kosoves ne keto vite dhe sfidat qe e presin ne te ardhmen. Ne fjalimin e tij, u permend edhe kontributi i madh i diaspores shqiptare ndaj qeshtjes shqiptare. z. Harusha shprehu mirenjohje edhe ndaj vullnetareve te komunitetit per kontributin e tyre te çmuar.

Te pranishmit, ne emer te Ambasadores Vlora CItaku i pershendeti edhe zv. Ambasadori i Kosoves ne Washington, z. Frymezim Isufaj. Ai falenderoi dhe lavderoi komunitetin shqiptar ne Illinois per kontributin e dhene gjate viteve ne mbeshtetje te Kosoves por edhe qeshtjes shqiptare ne pergjithesi.

Programi artistik i prezantuar nga dy shkollat shqipe, Drita dhe Kongresi I Manastirit te cilat i kane dhene mbremjes me pas natyren e nje manifestimi festiv, me montazhin poetik te femijeve. Me pas, skena eshte zbukuruar me tingujt e artisteve Afrim Aliu dhe remzi Ademi, ku perthyerja dhe larmia e muzikes se trevave te ndryshme i ka bere te gjithe bashkatdhetaret qe te ndihen pjese e kesaj feste me vallet e bukura shqiptare.

Comment

*