Komunitetit shqiptar-amerikan vazhdon ndihmat për rizgjedhjen e kongresistit Eliot Engel

NEW YORK, NY – Vehbi Bajrami botues i gazetës Illyria në New York me bashkëshorten Gena dhe një grup aktivistësh të komunitetit, para disa ditësh në Manhattan, takuan kongresistin Eliot Engel dhe mblodhën një shumë të konsiderueshme mjetesh materiale për të ndihmuar në rizgjedhen e tij në Kongresin Amerikan, anëtar i të cilit është për gati 30 vjet.

“Shqiptarët nuk kanë pasur kurrë në historinë e tyre në Kongresin Amerikan një mik si kongresisti Engel, i cili që nga viti 1990 vazhdon të mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Pa ndihmën e tij e të miqve të tij në Kongres, vështirë do të arrihej Pavarësia e Kosovës”, tha Vehbi Bajrami, botues i gazetës Illyria.

“Kongresisti Engel filloi të angazhohet për pavarësinë e Kosovës në kohën kur shumë anëtarë të Kongresit as nuk e dinin se në cilin kontinent gjindej Kosova”, tha Bajrami.

Kongresisti Eliot Engel, pasi falënderoi aktivistët e komunitetit shqiptar për përkrahjen tha se për sa kohë që ai do të jetë anëtar i Kongresit Amerikan do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në hapat e saj drejt konsolidimit të Pavarësisë së këtij shtetit të ri, duke përfshirë edhe lobimin për njohje të reja nga shtete që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Kongresisti Eliot Engel shoqërohej nga bashkëshortja Pat dhe shefi i Zyrës,.Bill Weitz.

Në këtë takim morën pjesë dhe aktivistët: Hazir Loshaj, Kosov Kodra, Labinot Gashi, Fatmir Shabanhaxhaj, Kenan Haxhiu, Bruno Selimaj, Xhelil e Nexhat Emini, Valentino Sokoli dhe Oziel Borges (Illyria).

Nga e majta, Vehbi e Gena Bajrami, Pat dhe Eliot Engel.

Nga e majta, Hazir Loshaj, Eliot Engel, Kosov Kodra dhe Vehbi Bajrami.

Comment

*