Koncert festiv me yjet e muzikë klasike në Nju Jork, për nder të pavarësisë së Kosovës

Koncert për t’u mbajtur në mendje organizuar në bashkëpunim me Studio Fadil Berisha dhe Konsullata e Republikës së Kosovës, në New York, me ndihmën bujare të veprimtares së njohur Dr. Shpresa Xhakli

 

Nga Beqir Sina

NEW YORK: 10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës është shënuar në Nju Jork, gjatë gjithë javës me mjaft aktivitete të pasura, duke përfshirë edhe atë mbrëmë koncertin me muzikë klasike, në qendrën kulturore “American Scandinavian Center”.

Koncerti i dha edhe një nderim legjendës së muzikës kosovare, Nexhmije Pagarusha, u organizua dhe ideua nga fotografi i fashmëm shqiptar Fadil Berisha, “Studio Berisha”, dhe u moderua nga aktori Shpend Xani me Flora Mezinollin.

Sponsorizimi erdhi nga veprimtarja e shquar e komunitetit Dr. Shpresa Xhakli, mbështur nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York dhe Ambasadorja Teuta Sahatqija.

Morën pjesë edhe anëtarë të trupit diplomatik në OKB, Ambasadorja Besiana Kadare, Frymëzim Isufaj nga ambasada e Kosovës në Uashington si dhe diplomatë nga disa vende të ndryshme të botës.

Kjo mbrëmje e madhe me muzikë klasike i përcolli publikut me emocion disa nga këngët e paharruara të legjendes kosovare të këngës, Nexhmije Pagarushës, dhe vepra nga fondi i muzikës klasike e moderne shqiptare, të interpretuara nga artistët tanë të mrekullueshëm.

Mes tyre ishin disa nga yjet e komunitetit shqiptar : soprano Deshira Ahmeti – Kerliu, me Lindita Lola – Mezini, baritonët e Ergin Oda dhe Riad Ymeri , të cilë këndojn edhe në skenën operistike amerikane, apo dhe këngëtaret e njohur Linda Halimi, Angelo Miho, Agona Shporta, Donika Ukshini Ukaj, Elona Muca, muzikanët Gjilberta Lucaj, Leke Salihu, Miettin Zhezha dhe Pia Salvia nga Brukseli.

Artistët i shoqëroi orkestra profesjoniste ” ALBA” me drejtues artistik kitaristin Edmond Xhani, dhe anëtarët e grupit të tij: kitare bass Zini Borova, ,Maks Vathi – klarinete / Artur Makbuli – drums.

Hymnet e të të dy vendeve Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipërisë i këndoi Linda Halimi, ndërsa u intonua dhe himni i Republikës së Kosovës.

Ambasadoria Teuta Sahatqija, duke falënderuar të pranishmit, në fillim të fjalës ndau lajmin e mirë, se Barbadosi ka njohur shtetin e Kosovës, duke i bërë kështu dhuratën shumë të çmueshme për ditëlindjen e saj të 10të, tha ajo.

“Si mission i RKS, theksojë Sahatqija, ne jemi shumë të nderuar që në këtë concert të jemi bashkë me ideatorin e këtij eventi, atëdhetarin e madh, dhe artistin e famshëm, të nderuarin Fadil Berisha, dhe ta falenderoj nga zemra Familjen Xhakli, Shpresa dhe Rexhë për mbështetjen e pakursyer për realizimin e këtij koncerti të bukur”

“Kosova deri para disa vitesh, njihej për luftën, vuajtjet, ekzodin, masakrat që e shenuan fundin e shekullit të 20të, theksojë ambasadorja Sahatqija, ndërkohë që sot emri i Kosovës, lidhet me Rita Orën, Dua Lipën, Era Istrefin, Bebe Rexhën, Riad Ymerin, Ramë Lahajn, Marigona Cerkezin, Linda Halimin, e shumë e shumë djem e vajza që po e shëndrisin qiellin e muzikës. Kosova po njihet me të artën Majlinda Kelmendi, Distria, Akili, Nora e sportistët tjerë që po ndërtojnë historinë e shtetit të ri nëpër Olimpiada e Kampionate. Astronomja e re Kosovare Pranvera Hyseni e ka stolisur kosmosin me nje asteroid me emer te saj.

Këta të rinj dinamik, të bukur, të suksesshëm e plot energji janë bërë Ambasadorët më të mire të shtetit të ri të Kosovës që po ja sigurojnë asaj vendin e respektuar në botë.”

Nga ky koncert madhështor, gjeti rastin të përshëndesë nga skena e galerisë “Scandinavie Center”, edhe ish Drejtori Ekzekutiv i KKSHA-së, zoti Avni Mustafaj duke ua uruar të gjithë pjesmarrësve diplomatëve, artistëve dhe bashkëatdhetarëve tanë përvjetorin e 10 të shtetit të ri: Kosovë Gëzuar Pavarësinë – Urime ditëlidjen e 10-të!

Ndërsa, për kitaristin e talentuar Edi Xhani, Drejtuesi i orkestrës, ALBA, ne Nju Jork, ky koncert me muzikë klaske, ishte i një niveli të lartë, me ritëm dhe profesionalitet, dinjitoz për të shënuar një festë të madhe siç është kjo e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe nderuar me këtë rast “Bylbylin e Kosovës” të madhen Nexhmije Pagarusha .

“Artistët shqiptar në komunitet mbeten promovuese e kulturës shqiptare jo vetëm në rastet e festave të ndryshme por në vazhdimësi të përkushtuar për krijimin e urave të bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që janë dhe SHBA” tha ai.

Comment

*