Konferenca II shkencore ndërkombëtare për Eposin e Kreshnikëve

Zymer U. Neziri

Konferenca II shkencore ndërkombëtare «Gje­n­d­ja e tashme e Eposit të Kre­sh­ni­këve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Ma­qe­do­ni, Ser­bi, Mal i Zi», e mbajtur më 8-9 gusht 2014, në Prishtinë, përfundoi me sukses. Konferenca u organizua nga Instituti Alba­no­lo­gjik i Pri­sh­ti­nës dhe nga Qendra e Stu­di­meve Albanologjike, Tiranë, si dhe u ndi­hmua prej eks­per­tëve tanë emi­ne­ntë nga Maqedonia, Ma­li i Zi dhe nga arbërshët në Itali.

Në seancën plenare, më 8 gusht, u mbajt fjala e hapjes nga prof. dr. Zymer U. Neziri, përgjegjës i Këshillit Organizues, fjala përshëndetëse e prof. dr. Ardian Marashit, drejtor, Qendra e Stu­di­meve Albanologjike, Tiranë, bashkorganizuese e konferencës, si dhe u shfaq filmi dokumentar Eposi i Kreshnikëve, autor Zymer U. Neziri dhe regjisor Orhan Kerkezi, që u prit me shumë inte­re­sim nga të pranishmit. Në sallën e mbushur, përveç kum­tu­esve, tanë dhe të huaj, e ndër ta Minna Ska­fte Jensen (Danimarkë), Robert Elsie (Kanada), Karl Reichl (Gjermani), Ka­zuhiko Jamamoto (Japoni) etj., qenë të pranishëm edhe shumë studiues, profesorë, studentë dhe kën­gëtarë të kë­ngëve të kreshnikëve nga Shala e Bajgorës, Drenica, Llapusha, Llapi, Gallapi etj.

Pjesëmarrës të kësaj konference II shkencore ndërkombëtare qenë rreth 70 studiues tanë dhe të jashtëm, nga Ba­­ll­­kani, Evropa, Amerika, Azia, si dhe nga qendrat tona studimore: Instituti Alb­ano­­logjik i Prishtinës, Qendra e Studimeve Albano­lo­gjike, Tiranë, Akademia e Shkencave e Shqi­përisë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Tetovës, studiues tanë nga Ulqini, Vjena, Budapeshti dhe bashkëpunëtorët e terrenit.

Kumtuesit: mr. sci. Agata Rogoś (Poloni), prof. dr. Agron Xhagolli, mr. sci. Agon Rrezja, mr. sci. Albin Sadiku, akad. prof. dr. Albert Doja, ma. sci. Angjelinë Hamzaj, dr. sci. Anila Mullahi, An­t­on Prenkoçaj, dr. sci. Arben Hoxha, ma. sci. Arjana Seiti, Av­dyl Sulaj, dr. sci. Bahri Brisku, prof. dr. Bardhosh Gaçe, dr. sci. Bashkim Lajçi, prof. dr. Begzad Baliu, dr. sci. Brikena Smajli, ma. sci. Edelajda Cenaj, Edibe Osmani, prof. dr. Enver Mehmeti, dr. sci. Ermira Ymeraj, prof. dr. Etleva Lala, Fadil Javori, Fazli Hajrizi, dr. sci. Fejzulla Gjabri, mr. sci. Fitim Veliu, Flamur Ma­loku, Frashër Behra, prof. dr. Gisli Sigurdsson (Islandë), Gjon Frroku, ma. sci. Gjon Marku, Gjon Neçaj, akad. prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, Hafezat Osmani, prof. dr. Hamit Xhaferi, prof. dr. Ina Arapi, mr. sci. Ismail Doda, prof. dr. Izaim Murtezani, ma. sci. Izet Duraku, ma. sci. Justin Elliott (Britani e Madhe), dr. sci. Kamber Kamberi, prof. dr. Karl Reichl (Gjermani), prof. dr. Ka­­­zuhiko Jamamoto (Japoni), prof. dr. Lekë Sokoli, Linditë Morina, ma. Sci. Majlinda Saraçi, akad. Prof. dr. Mark Tirta, prof. dr. Merita Gjokutaj-Shehu, Melihate Zeqiri, prof. dr. Miaser Di­b­ra, akad. Prof. dr. Minna Skafte Jensen (Danimarkë), prof. dr. Musa Ahmeti, prof. dr. My­r­ve­te Dreshaj-Baliu, Nebih Balaj, dr. sci. Nevrije Ismajli, prof. dr. Nicola Scaldaferri (Itali), prof. dr.

Pi­­rro Miso, Rexhep Maksutaj, prof. dr. Robert Elsie (Kanada), dr. sci. Rovena Vata, mr. sci. Skë­n­der Hoxha, prof. dr. Spiridhulla Poçi, prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Shefqet Hoxha, Shpe­nd Bi­sheva, Shukrane Begu, mr. sci. Vlorë Fetaj, prof. dr. Zeqirja Neziri, prof. dr. Zymer U. Neziri.

Projekti shkencor hulumtues në terren, në periudhën 2012-2014, Eposi i Kreshnikëve-monument I trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi (E5), i përkrahur nga Instituti Albanologjik i Pri­sh­ti­n­ës dhe i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Qeverisë së Ko­so­vës, ka qenë në qendër të vëmendjes së kon­fe­re­ncës. Këngët dhe tregimet në prozë, të mbledhura në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Ma­qedoni, Serbi, Mal i Zi, qenë objekt kryesor i shqy­r­timit, por janë trajtuar edhe shumë pro­bleme të tjera të epikës gojore të disa popujve, nga Ball­kani e deri në Islandë, deri në Azinë Qen­d­rore dhe deri në Japoni.

Seksionet.- Kumtuesit e kësaj konference kanë kumtuar rezultatet e veta në tri salla, sipas seksioneve për­ka­tëse: 1.Trajtesa problemore, teorike, krahasimtare. 2.Kontribute. 3.Trajtesa etnokulturore. 4.Trajtesa muzikologjike, filologjike, historike. 5.Trajtesa rajonale.

Seksioni Trajtesa problemore, teorike, krahasimtare u hap me kumtesën, që ishte edhe moto e kon­ferencës, se kërkimet për këngët e kreshnikëve nuk duhet të rreshtin. Në vijim janë shqyrtuar çë­shtje të Eposit të Kreshnikëve: kronotopia, aspekte epsitemologjike rreth trajtimit të eposit to­në në folkloristikën shqiptare, figura e nënës, realja, heroikja dhe estetja, figuracioni poetik. Nga tra­jtesat krahasimtare, janë shtruar: struktura etike e Kanunit – lidhja midis poezisë homerike dhe këngëve epike shqiptare; disa qenie mitike kryesore greke-romake-ilire: paralele kulturore në Ep­o­sin e Kreshnikëve; mendimi mitik dhe morfologjia sociale: për një qasje ant­ro­po­lo­gji­ke të ep­o­sit ballkanik; konteksti letrar i sagave islandeze dhe prejardhja e tyre tradicionale gojore; Ali Baj­ra­ktari dhe Alpamysh: një interpretim i motiveve të zakonshm në epikat gojore shqiptare dhe uz­be­ke. Ky seksion është mbyllur me kumtesën me interes: Pse është shpërfillur kështu vargu epik shqi­ptar?

Ne seksionin Kontribute janë shqyrtuar: takimi me lahutarin Mirash Ndou: një histori nga Shqipëria në shkurt 1974; epi i Fushë-Kosovës në versionin Nosi-Hasluck dhe prania e elem­enteve epike legjendare; mendimi i Fatos Arapit për Ciklin e Kreshnikëve dhe rrezatimi i tij ba­ll­ka­­nik; kontributi i Zymer Nezirit për Eposin e Kreshnikëve; Epi i Lule Frangut, një ep me vete; shtrirja e këngës Igji Brahimi dhe tradhtia e motrës; një rapsod në oborrin e dinastëve Qyprillinj; pë­rshëndetjet, urimet dhe mallkimet në Eposin e Kreshnikëve.

Në seksionin Trajtesa etnokulturore janë shqyrtuar: Ora, Zana dhe gjarpri: një qasje etno­mje­kë­s­o­re ndaj figurave mitologjike në këngët e kreshnikëve; rreth një simbioze të gjarprit dhe të dragoit në epos; dukuri të komunitarizmit me ligjin dokesor shqiptar në Eposin e Kreshnikëve; rolet sociale në eposin shqiptar; eposi në ndërdijen kombëtare; preja në këngët e kreshnikëve; besa shqiptare në këngët kreshnike; fenomeni i virgjëreshës në traditën shqiptare dhe në Eposin e Kreshnikëve; armët e ftohta dhe armët e zjarrit në vëllimet Epika legjendare e Rugovës; ele­m­e­nte të hershme të veshjes në Eposin e Kreshnikëve në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë.

Në seksionin e katërt, Trajtesa muzikologjike, filologjike, historike, janë shqyrtuar: duke do­ku­men­tuar dhe analizuar performancën: çështje të traditës poetike gojore shqiptare dhe arbëreshe;sho­qërimi muzikor i eposit legjendar shqiptar me lahutë në koleksionin Epika legjendare e Ru­go­vës, II, shprehje e një delikatese muzikore të rrallë tradicionale mesjetare; lahuta e Malësisë në kon­tekstin e praktikave të instrumenteve kordofonë monokorde me hark të kontinenteve të tjerë; dukuri morfologjike arkaike në Eposin e Kreshnikëve; Eposi i Kreshnikëve si përmendore ma­dhë­shtore e ligjërimit dhe e etnografisë së të folurit shqip; edhe njëherë mbi raportin paskajore-li­dhore në Eposin e Kreshnikëve; trajtat foljore në Eposin e Kreshnikëve në krahinën e Llapushës; as­pekte etno-historike në Eposin e Kreshnikëve; Eposi i shqiptarëve sipas relacioneve të re­la­to­rë­ve shqiptarë e të huaj dërguar Selisë së Shenjtë – Vatikanit në shek XV-XVII.

Në seksionin e fundit, Trajtesa rajonale, ku janë renditur mbi një e treta e kumtesave të kon­fe­re­n­cës, janë shtruar këto çështje: shtresime estetike në Eposin e Kreshnikëve të shqiptarëve në Mal të Zi; gjendja e sotme e Eposit të Kreshnikëve në Malësinë e Madhe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë); gjendja e sotme e Eposit të Kreshnikëve në krahinën e Krajës (2012-2014); mbijetesa e Eposit të Kreshnikëve në toponomastikën e Malësisë së Gjakovës; gjendja e sotme e Eposit të Kreshnikëve në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) dhe në Rrethin e Pukës; gjendja e sotme e Eposit të Kreshnikëve në Nikaj e Mërtur; Cikli i Kreshnikëve në gjysmën e dytë të shek. XX në krahinat e Kukësit; gjurmë të epikës legjendare në legjendat e Drinit të Zi; lahuta dhe këngët e kreshnikëve në trevën e Mirditës; gjendja e sotme e Eposit të Kreshnikëve në krahinën e Du­sh­ka­jës; gjendja e sotme e Eposit të Kreshnikëve në katundet e anës veriore të Rrafshit të Dukagjinit (2012-2014); mbijetesa e Eposit të Kreshnikëve në disa fshatra të anës veriore të Rrafshit të Du­ka­gjinit; Eposi i Kreshnikëve në krahinën e Llapushës: Ali Ramadan Krasniqi; gjendja e sotme e Eposit të Kreshnikëve në krahinën e Llapushës: Isë Llapçeva e Naim Krasniqi; gjendja e Eposit të Kreshnikëve në trevën e Shalës së Bajgorës; gjendja e sotme e Eposit të Kreshnikëve në Vu­sh­t­rri dhe rrethinë, 2012-2014; gjendja e sotme e Ciklit të Kreshnikëve në krahinat Llap e Gallap; kër­kime për Eposin e Kreshnikëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; mbijetoja të eposit he­ro­ik shqiptar midis shqiptarëve të Maqedonisë; mbijetoja të Eposit të Kre­shnikëve në trevën e Der­ve­nit të Shkupit; mbi Eposin e Kreshnikëve në trevën e Kërçovës.

Disa kumtues nuk qenë të pranishëm në seksionet përkatëse të konferencës, por shkurtoret e ku­m­tesave (abstraktet), që i kanë dërguar, janë marrë parasysh në panelet e seksioneve, kurse edhe di­sa të tjerë nga jashtë, për shkak të mungesës së mjeteve për bileta, nuk janë nisur fare për Pri­sh­tinë, por kumtesat, besojmë, do t’i dërgojnë për botim (nga Pekini, Teherani, Kajro, Adis Abe­ba e Bostoni), si dhe një studiues nga Tuzlla (për shkak të vizës).

Dita e dytë e konferencës u mbajt më 9 gusht, Shtupeq i Madh, Rugovë: takim me lahutarë nga Ru­­gova dhe nga Malësia e Gjakovës, takim me lahutapunues, program i AFA Rugova, vizitë në ko­­­mpleksin përkujtimor të Shtupeqit të Madh. Ky ishte rast i rrallë për shumë studiues për t’i ta­k­uar e për t’i dëgjuar lahutarët, për të shikuar hapin tipik epik të valleve tona dhe për të shkelur në­ ambientin tipik epik të Alpeve Shqiptare.

Nga kumtuesit janë realizuar shumica e tezave të parashikuara për konferencën: eposi shqiptar: zë­­nafilla, autoktonja, funksioni etnik sipas simboleve mitike-përrallore; temat dhe motivet e kon-fliktit shqiptar-sllav; vlerat autentike të eposit: qeniet mitike, mitet, figuracioni, vargnimi, gjuha, mu­­zika; poetika e kohës, poetika e hapësirës; shtresime të lashta etnokulturore: paralele të jetës së kodifikuar sipas Kanunit shqiptar me epokën homerike; shtresime krahasuese me eposet evr­o­pi­­ane; krahasimet në aspektin tematik dhe motivor; sinonimia historike: Muji e Halili-sinonim i që­ndresës kufitare; konteksti ballkanik: përkime dhe ndikime të ndërsjella me epikat gojore fqi­nje; këngëtarët dygjuhësorë (bilingualë); teoria formulaike e Perry-Lordit si një nga bazat për stu­­­dimin e eposit; interpretimi i këngëve epike: rrugët e zhvillimit; lahuta: instrumenti përcjellës për interpretimin e eposit; gjendja e sotme në terren e Eposit të Kreshnikëve.

Kjo konferencë shkencore ndërkombëtare u organizua me qëllim të paraqitjes së gjendjes së so­tme të Eposit të Kre­sh­ni­kë­ve, të shtrirjes së tij gjeografike në Ballkan, të vlerave të këtij mo­nu­m­e­nti më të ma­dh të poezisë gojore shqiptare, të pasqyrimit të veçorive të tij au­to­ktone, si dhe të do­­­­k­um­e­n­ti­mit të tij në UNESCO, krahas dosjes për UNESCO, e përgatitur dhe e dorëzuar vjet në Qeverinë e Ko­so­vës, që është realizuar nga Tirana e Prishtina (QSA e IAP): se ky epos he­ro­ik le­gje­n­dar është vlerë ja­sh­të­­­za­konisht e madhe e tra­shëgimisë shpirtërore të njerëzimit.

Kumtesat do të botohen nga bashkorganizuesit, IAP dhe QSA, në dy vëllime të veçanta, krahas

tri vëllimeve të konferencës së kaluar për Eposin e Kresh­ni­kë­ve,IAP dhe QSA, më 2010, që janë ga­­­ti për shtyp. Rez­ul­ta­tet e kësaj konference e nde­ro­­­jnë vepri­m­­­­tarinë shkencore të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Ko­so­­vës, i zgjerojnë e i bëjnë më të forta lidhjet e tyre me botën dhe janë me in­teres edhe për kri­ji­m­in e dip­lo­­macisë so­në ku­lturore, e, në anën tjetër, kjo konferencë, duke qe­në ndër më të mëdhatë e kë­­tij lloji në bo­të, është kontribut i ri për alba­no­lo­gji­në, sidomos për epi­­­­­k­o­lo­gji­në tonë dhe për stu­­­dimet epike bo­tërore.

 

 

Comment

*