Kongresisti Engel mban drekën vjetore për miqtë dhe mbështetësit e tij, në prag të festave të fundvitit

Nga Beqir Sina – New York

YONKERS NY: Ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, organizoi për të shatëmbëdhjetin vit me rradhë, në prag të festave të fundvitit.
Më shumë se njëqind vetë morën pjesë, mes tyre shumë vinin prej komunitetit shqiptaro-amerikan. Dalloheshin udhëheqës dhe veprimtarë të komunitetit, përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë dhe Kosovës në Nju Jork, Ambasadorja Besiana Kadare, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatçia, Asamblesiti dhe Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj etj.
Pritja u mbajt në lokalin piktoresk “The Riverview” në Yonkers – New York, rreth 100 kilometra në veri të qytetit të New Yorkut, në bregun e lumit Hudson. Kongresisti Engel shoqërohej nga bashkëshortja Pat dhe tre fëmijët.
Engel përshëndeti dhe falenderoi pjesëmarrëesit për mbështetjen e tyre në vite. Me këtë rast edhe veprimitari i dalluar i komunitetit Harry Bajrakatari shtroi në shtēpinë e tij një Koktejl me miqtë e tij pjesëmarrës në festën vjetore të Krishtlindjeve të organizuar nga kongresisiti Eliot Engel dhe familja e tij në Yonkers të Nju Jorkut.


Comment

*