Kongresisti Engel nuk do të dalë për t’i dhënë dorën Presidentit Trump

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Duke hequr dorë nga një traditë e gjatë, një nga kongresistët më të njohur demokratë, Elliot Engel, ka deklauar se nuk do të qendrojë në radhë për t’i shtrënguar dorën Presidentit Donald Trump, kur ky të hyjë në sallën e Kongresit për fjalimin vjetor të Gjendjes së Kombit.
Çdo presidentët në fuqi mbajnë një fjalim përballë të dy dhomave të Kongresit dhe anëtarëve të Gjykatës Supreme për çështjet kryesore të kombit amerikan.
Sipas traditës kongresistët dalin në rreshtat mes ulëseve për të përshëndetur presidentin duke i shtrënguar dorën, ndërsa ai i drejtohet podiumit.
Jo të gjithë kongresistët dalin për të përshëndetur presidentin, për arsye kohe dhe hapësire. Por kongresisti Engel në këtë rast ka qartësuar se ai po e shmang qëllimisht mundësinë për t’i dhënë mirëseradhjen presidentit të ri.
Duke folur sot, në Dhomën e Përfaqësuesve (videoja më poshtë), ai tha se Presidenti duhet respektuar, por në këtë rast është ai që ka injoruar Kongresin. Engel përsëriti deklaratën shqetësuese të Presidentit se shtypi “është armik i popullit”, lavdërimin pë presidentin e Rusisë, heshtjen për sulmet kundër komunitetit hebre etj.
“Do ta dëgjoj se çfarë ka për të thënë”, tha ai, “por nuk do të dal për t’i dhënë dorën”.
Engel, i cili gëzon postin vendimtar të anëtarit më të lartë të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Presidentit Trump në ditët e fundit.
Ai është alarmuar me shkurtimin drastik të fondeve për Departamentin e Shtetit, ngurrimin e presidentit për të dënuar sulmet ndaj komunitetit hebre në SHBA, ndërhyrjen për të penguar hetimin e FBI-së mbi dyshimet e sulmeve ruse, ka kritikuar deportimet e emigrantëve që kanë familje, punë dhe shtëpi në SHBA, ka folur kundër nullimit të të ashtuquajturës Obamacare që u ka dhënë për herë të parë sigurim shëndetësor 14 milionë vetëve, masat që shkojnë kundër të drejtave të komunitetit LGBT, etj.
Engel, i cili është shumë i njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan për ndihmën e vyer në çështjen e Kosovës, është anëtar i Kongresit që prej 29 vjetëve dhe përfaqëson zona kryesisht në në Bronx dhe Westchester.

Comment

*