Konjufca: Deklarata e Hotit – e pamatur, e dëmton bashkëpunimin tonë

Prishtinë, 9 gusht 2017 – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarata e djeshme e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotit, lidhur me Vetëvendosjen ka qenë e pamatur dhe, si e tillë, i dëmton raportet ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së.

“Deklarata e Hotit dje ka qenë e pamatur dhe ka degraduar raportet e Vetëvendosjes me LAA-në. Ajo ishte një deklaratë naive që e dëmton bashkëpunimin tonë”, ka thënë Konjufca, transmeton KTV.

Hoti dje kishte thënë se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, derisa ajo të kërkojë falje publikishte psër dhunën e ushtruar ndaj institucioneve të Kosovës, në mandatin e kaluar qeverisës, përfshirë edhe sulmin ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe ndaj familjes së tij. (r.m.)

Comment

*