Konjufca: Dorëheqjet nuk i bëjnë mirë as Vetëvendosjes, as Kosovës

Prishtinë, 4 janar 2018 – Shefi i grupit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar se kryesia e partisë sot ka diskutuar edhe për zhvillimet e brendshme në parti, përfshirë edhe dorëheqjet e kryetarit Visar Ymeri, dhe nënkryetarëve Dardan Sejdiu e Aida Dërguti.

Konjufja ka thënë se dorëheqjet  nuk i bëjne mirë as Lëvizjes Vetëvendosje dhe as Kosovës,

“Unë mendoj se për të gjitha mospajtimet apo dallimet në diskutime që i kemi nuk janë të arsyeshme dorëheqjen nga Vetëvendosje. Nuk mendoj se njeriu i bën mirë Vetëvendosjses duke dhënë dorëheqje. Fuqia dhe ndikimi politik i Vetëvendosjes në skenën politike të Kosovës dhe në mbarë shqiptarinë që ka ardhur duke u rritur, nuk ka ardhur vetëm për arsye se ne i kemi konceptet e drejta, po edhe për arsye se kemi qenë bashkë gjithmonë dhe kjo është një pjesë e fuqisë sonë. Në momentin që kemi të bëjmë me dorëheqje, kjo nuk i bën mirë as Kosovës as Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështje të rëndësishme aktuale, përfshirë përpjekjet për shfuyqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. (r.m.)

Comment

*