Konjufca: Tryezat e humbin kuptimin, nëse në to nuk flitet për zgjedhje

Prishtinë, 23 maj 2018 – Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që temë qendrore e tryezës sëe partive politike që do ta organizojë ajo duhet të jenë zgjedhjet e parakonshme parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se tryezat e partive politike janë inicuar pikërisht për këtë qëllim, por ky qëllim ka devijuar në tryezën e organizuar nga PDK-ja.

“Ideja themelore kanë qenë zgjedhjet. Mos të kishishin qenë zgjedhjet motivi për thirrjen e tryezës nga LDK-ja, Vetëvendosjes nuk do të kishte marrë pjesë fare. Por, ne, pikërisht pse kanë qenë zgjedhjet kemi marrë pjesë. Në tryezën e dytë u devijua tema nga PDK-ja”, ka thënë Konjufca,

Konjufca ka theksuar se Vetëvendosje do ta rikthejë sërish këtë temë në tryezë. Në të kundërtën nuk do të marrë fare pjesë në tryeza.

“Vetëvendosje VV po e organizon tryezën e treta dhe dëshiron t’a rikthejë temën kryesore në tryezë, zgjedhjet. Kush nuk do të marrë pjesë, le të mos marrë. Është puna e tyre”, ka thekdsuar ai.

Reagimi i shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes vjen pas kundërshtimit të PDK-së, AAK-së, Nismës dhe PSD-së, të cilat nuk dëshirojnë që temë kryesore e tryezës së partive politike të thirrur nga Vetëvendosje të jetë konsensusi për zgjedhje të parakohshme parlamnetare. (r.m.)

Comment

*