Konjufca: Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit

Prishtinë, 22 janar 2021 – Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka akuzuar kryetren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, se po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e kryetarit të partisë, Albin Kurti, në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar zonjën Daka si “kokën e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit”.

“Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit”, ka theksuar ai.

Konjufca e ka akuzuar edhe më pare kryetaren e KQZ-së se po punon kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe  liderit të saj, Albin Kurti.

Valdete Daka I ka cilësuar deklaratat e Konjufcës si ndërhyrje në punën e Kosomisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka thënë se ajo ka marrë mesazhe kërcënuese nga eksponentë të partive politike, për shkak të qëndrimit të saj pro respektimit të rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të mos certifikohen kandidatët për deputetë që në tri vitet e fundit janë dënuar me vendime të formës së prerë për vepra penale.

Albin Kufrti është në mesin e 47 kandidatëve të propozuar nga partitë politike që kanë pasur vendime të tilla të gjykatave.

Postimi i plotë i Konjufcës:

I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.

Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?

Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore.

(r.m.)

Comment

*