Konspiracioni, dredhia, dinakëria dhe grabitja greke që nga lashtësia

Sali Bollati

Nga Sali Bollati

Njihet boterisht Homeri kur shkruan ne Iliaden per kalin e Trojes qe greket e perdoren per ta pushtuar mbas humbjes se luftes; ate “trashegimi te Shenjte”-dinakerine dhe pabesine; ata e kane perdoruar gjithemone gjate shekujve; pa e harruar edhe ne ditet tona.

E filluan me Epirin per ta pervehtesuar. Dihet qe nga historianet e lashtesise se ato toka banoheshin nga njeres qe flisnin gjuhe “barbare”-jo greke. Epiri eshte banuar nga fiset Ilire te Thesproteve qe flasin edhe sot-Gluhen e Perendise-Shqipen. Dhe ashtu simbas dialektit Çam, Shqipes i thone IPE dhe mbreti pare i asaj krahine Pirro Epiroti-si bir i Shqipes-kendohet me krenari e me dashuri e Respekt edhe sot e kesaj dite se Epiri dhe Epirotet-bijte e Shqipes jane Shqiptare!:

“Pirro Burri ne Ledhes lere, Ne kaha Iperoja, te kemi Nder!”

Ketu nis nje nga konspiracionet greke: ata, me injorancen dhe dinakerine e “shpjegoJne” Epirin si emer-toke e pare nga deti-kontinent-dmth toke e pashkelur nga vete ata,por e kishin e pare nga deti.

Pra injoranca e tyre padashje e pranon se ato toka te begata; ashtu sic shkruan edhe Straboni, banohen edhe sot nga Camet-Epirote e nuk banoheshin nga greket. Hartat shkruajne Cameria-(Thesprotia)

Emertimet e fshatrave e qyteteve; me gjithe sundimet kalimtare te romakeve,serbeve, bullgareve e turqeve jane emra thjeshte shqiptare: Ledhes,Lopes, Shendjelle, Shenmeri,Margellic,Sul me Kala te Qafe Kuqit

Historiani shume i njohur Stavrianos ne librin “Ballkani pas 1453; nenvizon se deri ne vitin 1000 te e.re, nuk ekzistonte dhe as njihej emri grek ne mesjete.Ne ato kohera kur Tokajt e , Bashajt e Shpatat Shqiptare luftonin dhe vecanerisht Skenderbeun njihnin si Mbret i Shqiperise dhe Princ i Epirit Shqiptar

Ne kohen e Kryengritjes kunder pushtimit osman ne vitet 1821-1832, 90% e komandanteve te kryengritjes ishin shqiptare nga Cameria, Moreja, Suli dhe komandanti Ipsilanti i nderonte dhe i quante vellezer Islam Pronjon nga Paramithia, Lul Caparin nga Margellici.

Ketu prape greket ne bashkepunim me ruset krijuan”Megalidene” dhe nepermjet saje hymenizuan fene ortodokse duke i quajtur greke ata qe ishin te atij besimi shovinist bizantin; duke filluar me vrasjet, mohimin dhe shpernguljen e shqiptareve, maqedonasve,hebrejeve te atyre pavaresisht se fillimisht i quajten vellezer .

Me gjithe nderhyrjen e tyre (nepermjet mbretit gjerman -Oto) prane Kongresit te Berlinit me 1878 qe te bashkonin Krahinen ShqiptaRE TE ÇAMERISE ME Greqine e porsa krijuar; Shqiptaret te bashkuar me Lidhjen e Prizrenit Krijuan lidhjen Shqiptare te Jugut te udhehequr nga Frasherliu Abdyl Bej Frasheri dhe Çami Abedin Pashe Dino i drejtohen Kongresit te Berlinit:”…Epiri eshte dhe do te mbetet gjithemone Shqiptar, ashtu siç e krijoi natyra dhe historia; shqiptaret kane vullnet te patundur dhe jane betuar qe te mos leshojne asnje pellemb toke dhe te vdesin per te,po te jete nevoja!”. Dhe me njohurite,vendosmerine dhe trimerine e drejtuesave Atdhetare dhe te popullit; kongresi i Berlinit e anulloi vendimin e me parshem dhe Cameria nuk ju shkeput Trojeve Shqiptare.

Ketu vlen per tu paraqitur nje shkrim per greket; te shekullit XIV te shkrimtarit Xhovani Bokacio: greket po te pane se je i dobet, te versulen me te gjitha poshtersite e menyrat per te rrembyer; por kur te shikojne se je i forte, ata perulen duke dorezuar edhe njerezit e shtepise se tyre”

Dhe mbas asaj humbje, nisen menyrat shoviniste greko bizantine; metropoliti i Camerise Neofiti urdheron: ‘te gjitha vajzat e krishtere te detyrohen te hyjne ne shkolla greke. sepse kur te behen nena te mos u flasin femijeve gjuhen e nenes (shqipe) qe flasin ne shtepi.Duket pat “harruar” se metropolti i me parshem Drakopi ishte detyruar te perkthente Dhjaten ne Shqip sepse te krishteret Çame nuk e kuptonin meshen ne greqisht!

Dhe mbas pushtimit te Çamerise me 1913; jo vetem qe nuk hapen shkolla; por te krishtereve ju ndalua dhe vazhdon edhe sot t’ju ndalohet gjuha shqipe ndersa per Çamet musulmane, megjithese Lidhja e kombeve si edhe Kryeminstri Pangallos i njohen si minoritet shqiptar, ju mohuan te gjitha te drejtat deri me vrasje e masakra i shperngulen nga Trojet e pronat e tyre Etnike ne vitet 1944-45.

Dhe per te perforcuar dredhine e dinakerine e tyre i konsiderojne si bashkepuntore me pushtuesat?! Djemte dhe vajzat Çame qe ne shkurt te 1943 formuan Ceten “Cameria” dhe ne gusht-shtator te po atij viti, luftuan per 56 dite kunder forcave gjermane duke mos lejuar atyre te hyjne ne Shqiperi. Dhe Batalioni “Ali Demi” ju bashkua se bashku me maqedonasit forcave demokratike greke te ELAS-it, ne luften clirimtare te Greqise deri me 1945. Ketu del edhe me hapet komplotizmi dhe dinakeria greke, Qe nga fillimi i pushtimit italian e gjerman, qeverite greke filluar me ate te Metaksait u mbeshteten e bashkepunuan me pushtuesiat me ashtu quajturat “Batalionet e Sigurimit”; mbasi i vrane dhe debuan forcat qe cliruan vendin, me dredhine allagreke e quajten veten “clirimtare”, pavaresisht si Zerva gjenerali gjakatar u emerua si minister.Dhe si “clirimtare” te rreme e quajten veten te bashkuar me aleatet. Dhe me ate “lufte” na quajne neve Çamet bashkepuntore??! Si Micotaqi edhe Koqiasi me perfaqesuesit fetar e me shoke te tjere qeverisesa te sotem qe dilnin me kenaqesi foto me gjermanet vazhdojne si Antifashista te qeverisin sot.

Ketu vlen te paraqesim dokumenta origjinale se si autoritetet greke per te na paraqitur neve Camet si bashkepuntore per te mohuar te vertetat e bashkepunimit te tyre me nazifashistat, si komplotista te lindur, veprat e tyre te bashkepunimit na i ngarkojne neve: Ne Paramithi me 27 shtator 1943; gjermanet si kunder pergjigje per grabitjen dhe vrasjen nga andartet me 13 shtator te 5 gjermaneve-Simbas ligjeve gjermane:per vrasjen e nje gjermani duhen ekzekutuar 10 bashkevrasesa e grabitesa; keshtu me 27 Shtator ne prani te qeveritareve greke, bile edhe te peshkopit te Paramithise denojne dhe pushkatojne 49 njeres te pafajshem. Per keto pushkatime ne librin e ishh mesuesit te Paramithise Spiro Muselimit:”Istoriko peripato anas tis Thesprotia” Janine 1997; shkruhet grate paramithiote vajtojne:

“Paramithi, Paramithi, Pse je veshur me te zeza; Gjermanet na vrane 49 trima”.

Bile edhe sot ne internetin Paramithia online vazhdon vajtim per te pushkatuarit nga gjermanet.

Ndersa gjenerali gjakatar grek N.Zerva i shkruan nje ish bashkevrasesi te tij J.Dani :..”duhete te jemi krenari qe vrame dhe debuam Shqiptaret musulmane te Çamerise duke u krijuar malesoreve tane te jetojne ne fushat e begata e tyre”

Bile per me teper me 1947 e hoqen “ligjin e Luftes” me Italine pushtuese( dhe prape komplotizmi grek edhe mbas 80 vjeteve nuk e heq ligjin e luftes me Shqiperin e pushtuar ne ate kohe nga italianet dhe “mike strategjike” sot?!).Ligjin e luftes me Italine e hoqen sepse si “aleate fituesa”; duke marre prej saje ishujt e Egjeut qe italia i kishte pushtuar me 1912 ne lufte kunder ish Perandorise Turke. Pra “nderin e lavdine” e aleatit ua vodhen forcave demookratike, midis tyre edhe te Shqiptareve te Çamerise, qe luftuan kunder pushtuesave.

Si mund te shpjegohet sot ne kundershtim me traktatet nderkombtare greket “europiane” nuk i njohin as kufijte tokesore me Shqiperine, ne muret e parlamentit te athines jane skalitur emerat Permet,Kolonje,Himare e Gjirokaster e Korce. C’fare tregojne ata emera te skalitur: ate qe konsujt greke ne Shqiperi i quajne toka Greke??! Si duket ose me mire presin, ate qe ben me italianet me 1947 mbasi rrembyen ishujt e Egjeut si aleate “antifashista”; dhe duke e ndjere vehten sot “propozuesa garantuesa” te Shqiperise per ne Bashkimin Europian; vertetojne ate qe edhe ish Drejtori i CIA-s George(Jorgo) Teneti me prinder shqiptare himariote; e quan vehten grek dhe se ne greket jemi komplotista te lindur.

Ne vend te Kalit te Trojes kane ngjeshur ne Shqiperi antishqiptarin me te madh- Janullatosin. Ky ka rrembyer Kishen Ortodokse Shqiptare- Institucionin e vetem per mbajtur Krenarine e te qenit Shqiptar; qe krijoi ne Ameriken e Bekuar para me se 100 vjeteve Fan Noli. Ky Janullo mbasi ç’varrosi eshtrat e femijeve ne Kosine te Permetit, mbushi me to te ashtu quajtur varezat e ushtareve greke qe paten “luftuar e çliruar ne tokat e VE”.Ai hapi kisha e shkolla greke pothuaj kudo duke e mbushur qiellin me flamure te ashtuquajtur VE??!

Edhe per mese 600.000 emigrante shqiptare ne Greqi pranoi tu ndryshonte emrat shqiptare te lindjes ne emra greke duke mos hapur asnje kishe shqiptare atje. Dhe sot ka te “drejten” ai dhe qeveritaret e Tiranes qe me votat e tyre te vazhdojne greqezimin dhe njikohesisht ç’popullimin nga Shqiptaret.

Sali Cami

Comment

*