Konsullata e Kosovës në Nju Jork, pritje festive për 9 Vjetorin e Pavarësisë

Nga Dalip Greca

Në mbrëmjen e së Enjtes, 16 Shkurt 2017, në mjediset luksoze të Yale Club në Manhattan, Nju Jork, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës ka organizuar një pritje festive për përfaqësitë diplomatike dhe drejtues e veprimtarë të komunitetit shqiptar.

Të pranishmëve ua ka uruar mirëseardhjen Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, zonja Teuta Sahatçija. Në fjalën e saj përshëndetëse, duke iu drejtuar Ministrit të Diapsoprës,Valon Murati, I pranishëm në këtë festim, si dhe përfaqësuesve diplomatik të shteteve dhe të gjithë pjesmarrësve,kryediplomatja e Kosovës në Nju Jork, tha se ndjehej e nderuar që në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, t’u uronte mirëseardhjen dhe mikëpritjen në këtë ambjent të bukur për të festuar së bashku ditëlindjen e 9-të të shtetit të ri të Kosovës.

Konsullja tha se në këtë ditë shumë të veçantë kujtojmë sakrificën e madhe të shumë brezave nën pushtimin e egër, rezistencën e gjatë dhe paqësore, që shpëtoi arsimin dhe shëndetin, luftën heroike për çlirimin e Kosovës, ku humbën jetën 13.500 persona, ku u dëbuan jashtë kufijve një milion njerëz, ku u dogjën shtëpi, institucionet dhe u shkatërrua infrastruktura.

Ne e dimë, tha Konsullja Sahatçija, se rruga drejt pavarësisë ishte e gjatë dhe shumë e vështirë për njerëzit që donin të jetojnë në liri.

Konsullja ka falenderuar diasporën shqiptare në SHBA për kontributin e saj për Kosovën. Ne, tha ajo, festojmë sot Ditën e pavarësisë, edhe falë punës së madhe, angazhimit, përkushtimit të diasporës sonë në Amerikë, që ishte gjithmonë e gatshme për të ndihmuar e kontribuar me çdo mjet që të mundnin.

Pavarësia e Kosovës, theksoi konsullaj e përgjithshme e Kosovës, është një projekt i përbashkët i njerëzve tanë, i SHBA dhe miqëve tanë, që ndryshuan rrjedhën e historisë.Ne, tha Sahtaçija, ju jemi përjetësisht mirënjohës.

Më pas Sahatçija paraqiti disa nga sukseset e Kosovës: Sot Kosova është njohur nga 113 shtete. Ajo u bë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare.

Me Shtetet e Bashkuara, tha ajo, ne kemi miqësi shumë të veçantë, kemi bashkëpunim dhe respekt reciprok. Ne jemi mirënjohës dhe të përkushtuar për të vazhduar së bashku në këtë rrugëtim.

Duke folur për të ardhmen e Republikës së Kosovës, zonja Sajatçija tha se: Bashkimi Evropian është qëllimi i vendit tonë. Ne, tha ajo, e shohim vendin tonë në BE në të ardhmen e afërt. Të gjitha përpjekjet tona institucionale janë të përkushtuara drejt përgatitjes së Kosovës për t’u bërë vend që do të kontribuojë në BE.

Kosova është gjenerator i stabilitetit në rajon, që lufton për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë dhe ne mbetemi fuqimisht të përkushtuar për të ardhmen tonë euroatlantike.

Më pas Konsullja e Përgjithshme është duartrokitur, kur ka renditur disa nga arritjet e Kosovës. Më lejoni, tha ajo, të ndaj me ju disa lajme të mira:

Kosova është vendi që ngriti buxhetin e saj për 30%, është vendi që ka arritur të rrit GDP-në 4%. SAA u nënshkrua me BE-në, papunësia është ulur, dhe kryeministri premtoi se do të vazhdojë ulja edhe për vitin e ardhshëm.

Kosova, tha ajo, u bë vendi ku bujqësia po arrin suksese të pabesueshme. Verërat tona dhe produkte e tjera bujqësore janë eksportuar në BE dhe SHBA. Industria e përpunimit të drurit ka gjetur rrugën e saj në tregun evropian. Teknologjia e informacionit po bëhet aset i fuqishëm i Kosovës…

Lufta kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit ka arritur rezultate të dukshme pozitive që është deklaruar në “Raportin e Progresit Compact” si “reflekton përgjegjësinë në rritje të institucioneve të Kosovës” deri në Standardet Evropiane.

Po ashtu, tha ajo, ka lajme të tjera të mira nga ne:

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Rios. Distria dhe Akili janë duke sjellë vazhdimisht medalje në xhudo. Kombëtarja e Futbollit të Kosovës është pjesmarrëse e e ndeshjeve eleminatore për Kampionatin Botëror .

Rita Ora, Era Istrefi, Dua Lipa janë duke përcjellë në Botë imazhin pozitiv të Kosovës, ashtu siç ajo e meriton.

Filmi “shok” është nominuar për OSCA, Film “Home” është fitues i Festivalit të Filmit BAFTA. “Dokufest” në Prizren është bërë pika e grumbullimit për krijuesit e filmit dhe artistëve nga e gjithë bota.

Fjalimi përshëndetës i Konsulles së përgjitshme të Kosovës, zonjës Teuta Sahatçija, është mbyllur me urimin e mirëseardhjes për të ftuarit. Ajo i falenderoi të gjithë për ardhjen dhe ndarjen e gëzimit me përfaqësuesit e Kosovës në kremtimin e Ditës së Festës Kombëtare, 9 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Një përshëndetje të veçantë u ka drejtuar të ftuarëve edhe Ministri i Diasporës z. Valon Murati.

Në këtë event kanë marrë pjesë edhe Kryetari I Vatrës dr. Gjon Buçaj me zonjën Nikoleta, zv/Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, anëtarët e Këshillit të Vatrës Adrian Neritani (ish ambassador i Shqipërisë në OKB), Besim Malota, editori i Diellit etj.

Të pranishëm ishin kryetarë shoqatash dhe veprimtarë të komunitetit. (Ribotuar nga “Dielli”)

16716174_1557999037562365_7433591234581590549_o 16804250_1557994927562776_8108174099549744304_o 16700493_1557994474229488_1401427006243982991_o 16819455_1557993044229631_6797140566300588267_o 16716327_1557991684229767_945690722450525919_o 16819109_1557991994229736_6540353925197120445_o 16819188_1557991137563155_8097401874098974787_o 16797326_1557990790896523_4739939399854611410_o 16722482_1557990640896538_3804115782462903687_o 16796983_1557989867563282_1447580794942817259_o 16796952_1557986640896938_7194469005551959096_o 16700406_1557984300897172_1015855490822943955_o 16700582_1557983910897211_823110256118565780_o

Comment

*