Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York shënoi 6-vjetorin e pavarësisë

Beqir Sina

Beqir Sina

Morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqesuesi amerikan i Treshes ndërkombëtare të bisedimeve për statusin, Ambasadori Frank G. Wisner

 

NEW YORK, NY: Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York shënoi mbrëmë, gjashtëvjetorin e pavarësisë së republikës – me një pritje solemne ku ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Hashim Thaçi dhe anëtarët e delegacionit që ndodheshin në qytet për seancën e rregullt tremujore të Këshillit të Sigurimit në OKB.
Mori pjesë edhe përfaqesuesi amerikan i Treshes ndërkombëtare për bisedimet për statusin e Kosovës, Ambasadori Frank G. Wisner, udhëheqësit shpirtërorë të tre besimeve fetare, miq dhe dashamirës të Kosovës, ambasadorë dhe diplomatë të huaj, të akredituar në Kombet e Bashkuara, zyrtarë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, veprimtarët dhe liderë të dalluar të komunitetit e të ftuar të tjerë.


Mirëseardhjen pjesëmarrëseve në emër të mikëpritësit, ua uroi organizatori i kësaj feste – Konsulli i Përgjithshëm, i Kosovës në Nju Jork, Ambasador Bekim Sejdiu me zonjën e tij – dhe stafin e kësaj konsullate, Konsulli Korab Mushkola me zonjën, dhe zoti Xhavit Gashi, i cili mban pozitën e Atasheut Ushtarak, në ambasadën e Kosovës në SHBA, të cilët bashkë me anëtarë të tjerë të trupit diplomatik, qëndruan në hyrje të sallës ku ishin vendosur flamuri Republikës së Kosovës dhe SHBA. Aty kanë pritur dhe uruar qindra pjesëmarrësit jo vetëm nga Nju Jorku, por edhe nga shtete të tjera.
Takimin e hapi gazetari i RTK-së, në SHBA, Sulejman Gashi.
“Ju kujtohet, gjashtë vjet më parë kur më 17 shkurt 2008 në Parlamentin e Republikës së Kosovës u mbajt një seancë solemne, më e rëndësishmja në historinë e saj, më gjithëprfshirëse në jetën politike, ku të zgjedhurit e Kosovës morën përsipër atributin më të lartë të organizimit politik, krijimin e shtetit të pavarur që ishte një kurorëzim i idealeve, përpjekjeve dhe sakrificave dhe luftërave të vazhdueshme të brezave të tëra”, tha Gashi që shoqëron shpesh në takime diplomatike në New York zyrtarët e ardhur nga Kosova.
“Aty do të lexoheshin fjalët historike që i shqiptoi njeriu i cili me praninë e tij na nderon sonte. Ai është i njejti burrështetas si para gjashtë vjetëve, ndonëse sot paksa me flokë më të zbardhura dhe me një periudhë udhëheqje të shtetit të Kosovës si shef i ekzekutivit të saj tashmë gjashtëvjeçar”, tha ai. “Para se t’i japë fjalën, kujtoj edhe njëherë fjalët më historike që kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi i shqiptoi para deputetëve të Kosovës, para miliona shqiptarëve dhe para botës: Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë… Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran.”


Mes duartrokitje të shumta e mori fjalën e tij kryeministri Thaëi, i cili tha se “kemi arritur shume në këto gjashtë vite, duke rrumbullakuar dhe konsoliduar pavarësinë dhe sovranitetin, por kemi shumë për të bërë”. Ai falenderoi në mënyrë të posaçme shqiptarët e Amerikës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e tyre, dhe atë që bënë në pavarësinë e Kosovës
Kryeministri Thaqi ka thënë se “festimet gjashtë vjetorit – kësaj radhe jo pa qëllim po i fillojmë nga Nju Jorku – SHBA, mbasi këto janë momente të rëndësishme për të vlerësuar punën, dedikimin dhe sakrificat e bëra për paqe dhe pavarësi pikërishtë nga ky vend simboli i lirisë dhe demokracisë në botë”.
“Ne çmojmë atë që bën Presidentët amerikanë, punën e palodhshme të shumë amerikanëve, senatorëve, kongresmenëve, anëtarëve të qeverisë amerikane, Departamentit të Shtetiti, Pentagonit dhe Drejtësisë Amerikane, grupeve dhe individëve të veçantë, po ashtu edhe të liderëve amerikanë, politikanëve të të gjithë krahëve, të cilët u bënë bashkë për të përmbysur trendin e vuajtjeve dhe shkatërrimit të një populli dhe për t’i thënë Ndal një regjimi që po bënte genoicid ndaj një populli të pafajshëm dhe të pa mbrojtur”, tha zoti Thaçi.
Gjatë fjalimit, disa herë Kryeministri i Kosovës falenderoi të gjithë shqiptarëve të Amerikës duke vlerësuar jashtëzakonisht punën dhe sakrificat e komunitetit, të cilët kanë investuar me të gjitha mjetet që të ndërtojnë marrëdhënie të fuqishme me liderët politikë të SHBA-së.
“Ju duhet të ndjehni krenar, për gjithëçka keni bërë për Kosovën , Shqipërinë dhe çështjen Shqiptare, për lidhjet e forta që keni ndërtuar dhe së bashku ne do të vazhdojmë ta rrisim dhe ta kultivojmë miqësinë e përjetëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se ngjarje të tilla janë po ashtu një moment që të shikojmë përpara drejtintegrimit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare dhe integrimet euroatlantike të cilat janë prioritet kryesor i Kosovës.
Një mirënjohje dhe faleminderim të veçantë ua drejtoi luftëtarëve të lirisë – ish ushtarëve të Batalionit Atlantiku, atyre djemve dhe vajzave që nga SHBA që shkuan të luftojnë për lirinë e Kosovës, duke bërë sakrificën më sublime. “Shteti i Kosovës, mbarë populli i saj përjetësisht do t’ju jetë mirënjohës dhe do të nderojë punën dhe sakrificën tuaj – kontributin tuaj të jashtëzakonshëm – për luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”.
Ndërsa më pas ai theksoi,faktin se shteti i Kosovës po konsolidohet dhe forcohet, për çdo ditë e ma shumë – po fuqizon subjektivitetin e saj ndërkombëtar – dhe se shteti i Kosovës, është një histori i suksesit të përbashkët të popullit të Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare dhe është një prej 105 vendeve të njohura në të gjithë botën .
Duke ftuar në foltoren e kësaj feste arkitektin e pavarsisië se Koosvës, ndërmjetesuesin amerikan ne bisedimet përstatusin, z. Frank Wisner, udhëheqësi i këtij manifestimi zoti Gashi, tha se me këtë rastë “Një falënderim i posaçëm dhe borxh ia kemi edhe vendit tonë të adoptuar, vendit më liridashës në botë, vendit djep i demokracisë, SHBA. Mbasi, ndihma, përkrahja, mbështetja e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka munguar në asnjë periudhë kohore në dy dekadat e fundit të cilat ishin vendimtare për proceset historike të krijimit të shtetit të Kosovës.”
Gjatë këtyre gjashtë viteve, u shreh Gashi, udhëheqësit amerikanë, në radhë të parë presidentët dhe Departmenti i Shtetit, kanë ritheksuar përkushtimin e Uashingtonit për ardhëmrinë e Kosovës, duke thënë se përvjetorët e pavarësisë ‘janë një rast që liderët e zgjedhur të Kosovës, ta forcojnë përkushtimin e tyre për qeverisje të mirë si një parakusht i integrimit euro-atlantik.
Ambasadori Frank G. Wisner e quajti nderim të madh pjesmarrjen e tij në këtë pritje solmne të gjashtë vejtorit të pavarësisë së Kosovës. Po ashtu ai ka përshëndetur Kryeministrin e Kosovës dhe të pranishmit në këtë pritje, duke vënë në pah rolin dhe kontributin e tyre në pavarësinë e Kosovës dhe lidhjet e mira mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqiptarëve. Wisner, tha se populli i Kosovës për gjashtë vjet ka shënuar të arritje të mëdha – për të cilat duhet të jetë krenar çdo shqiptarë dhe ka siguruar të pranishmit se “Shtete e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten gjithnjë miqtë më të mirë të Republikës së Kosovës dhe Shqiptarëve kudo që janë”.

Comment

*