Korab Sejdiu kundër koalicionit të AKR-së me Koalicionin PAN

Prishtinë, 12 gusht 2017 – Behgjet Pacolli mund të ndërrojë kamp politik, por jo me të gjithë deputetët e AKR-së, të cilën ai e drejton. Së paku, Korab Sejdiu nuk do t’i shkojë pas.

Sejdiu është kundër vlerësimeve publike që e prezantojnë AKR-në si partner të ardhshëm të koalicionit PAN, edhe pse kjo parti është pjesë e koalicionit LAA.

Ai ka thënë se nuka ka indikacione se AKR-ja do t’i bashkohet subjektit që ka shënuar fitore relative në zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Pacollit.

Sejdou këmbëngul se do të votonte kundër një Qeverie ku është PAN-i, edhe sikur të gjithë ligjvënësit e tjerë të Kuvendit të ishin pro saj.

“Unë kam folur një herë dhe po e përsëris: pavarësisht kush është në anën tjetër, edhe nëse 119 deputetët votojnë ‘për’, vota ime do të jetë sikur ka qenë, pra ‘kundër’ PAN-it. Pavarësisht kush i bashkohet në formatin aktual, PAN-i nuk e ka votën time”, i ka thënë Kohës Ditore deputeti Sejdiu, i cili është nënkryetar i AKR-së.

“Unë jam konsistent në qëndrimin tim fillestar dhe nuk e ndërroj atë”, ka threksuar ai. (r.m.)

Comment

*