Koreja e Veriut pranon kryerjen e provës së fuqishme bërthamore

Autoritetet diktatorialë komunistë në kryeqytetin Penian thanë se bomba me hidrogjen që kishin provuar ishte shumë herë më e fortë se sa një bombë bërthamore.

Denion Ndrenika

Koreja e Veriut pranoi se ka kryer siç tha “provë të përsosur të një arme bërthamore” apo me hidrogjen, pak orë pasi sizmiologjia kishte shenjuar lëkundje të tokës.

Arma bërthamore apo me hidrogjen, siç e quajti më parë udhëheqësi diktatorial komunist Kim Jong Un, mund të vendoset në një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Gjigandi mediatik britanik BBC raporti se prova e gjashtë bërthamore kishte shkaktuar lëkundje të tokës me barazi të tërmetit 6,3 ballë të shkallës Rihter.

Autoritetet komuniste në kryeqytetin Penian thanë se bomba me hidrogjen që kishin provuar ishte shumë herë më e fortë se sa një bombë bërthamore.

Kurse gjigandi mediatik amerikan citoi televizionin shtetor verikorean të ketë njoftuar se ishte kryer prova e bombës me hidrogjen.

“Ky është testi i gjashtë bërthamor i vendit. Koka e raketave është për raketën e saj balistike ndërkontinentale. Të dhënat fillestare sugjerojnë se kjo është arma më e fuqishme që vendi ka testuar ndonjëherë”-raportoi CNN.

Ministri i jashtëm i Japonisë, Taro Kono u konfirmoi mediave provën e bombës bërthamore të Koresë së Veriut, duke u mbështetur në të dhënat e agjencisë së meteorologjisë dhe burimeve të tjera.

Autoritetet e sizmiologjisë në Kinën fqinjë thanë se lëkundja e tokës mund të ishte pasojë e një shpërthimi dhe se kishin zbuluar një tronditje të dytë me fuqi 4,6.

Sipas agjencisë së motit të Koresë së Jugut që ndahet në kufi me paralelin 36, tërmeti jonatyral ishte 9,8 herë më i iuqshëm se ai i shkaktuar nga prova e mëhershme bërthamore e Koresë së Veriut në të njejtën periudhë të vitit të shkuar.

Koreja e Jugut tha se prova e Veriut komunist ishte kryer në vendin bërthamor Pjung’jong në Kilju.

Presidenti jugkorean Huon Jae-in mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë pas konfirmimit të provës së Koresë së Veriut, më e fuqishmja deri tani.

 

Comment

*