Koreja Veriore synon krijimin e “marrëdhënieve të reja” me SHBA-në

Phenian / Singapor, 11 qershor 2018 – Media shtetërore të Koresë Veriore paralajmëron mundësinë që ky shtet i izoluar komunist të krijojë “marrëdhënie të reja” me Shtetet e Bashkuara.

Ky paralajmërim vjen vetëm një ditë para se lideri i këtij vendit, Kim Jong-un, të takohet me  presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin historik.

Këto komente flasim për ndryshime në Korenë Veriore, pas disa dekadash të toneve armiqësore ndaj SHBA-së.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka një “parandjenjë të mirë” për samitin e shumëpritur me liderin korean-verior.

Të dy liderët kanë arritur të dielën në Singapor, për të zhvilluar takimin e parë të një presidenti amerikan dhe një lideri verikorean.

Të hënë, përmes një postimi në Twitter, Trump ka treguar për entuziazmin që mbretëron në Singapor në prag të fillimit të samitit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Presidenti amerikan ka shfaqur shpresë se takimi në fjalë do të shënojë fillimin e procesit të denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Mirëpo qasja e verikoreanëve lidhur me këtë çështje ka qenë më e paqartë. (r.m.)

Comment

*