‘Korigjimi’ i Hashim Thaçit është ‘shkëmbim’

Daut Dauti

Bisedimet që janë duke u zhvilluar në mes Thaçit dhe Vuçiqit janë mjaft të çuditshme. Ato nuk janë transparente dhe ky fakt ka krijuar brenga te njerëzit. Janë tri terme që e përshkojnë debatin publik në lidhje me këto bisedime: 1. Ndarja e Kosovës; 2. Shkëmbimi i territoreve; dhe 3. Korigjimi i kufijve.

Duhet të ndalemi për një anazlizë të shkurtër te pika e tretë: korigjimi i kufijve. Në situatën ekzistuese ky term nuk krijon kurrëfarë kuptimi. Me fjalën korigjim, në përgjithësi, ne kuptojmë përmirësimin e një pune të kryer. Ta zëmë, kur e kemi shkruar një tekst, ne e kemi kryer punën. Por, kjo punë, edhepse e kryer, kërkon intervenim të mëtejmë për t’u finalizuar para botimit. Në këtë rast, teksti lekturohet dhe në raste të shpeshta edhe redaktohet. Ose, e kemi ndërtuar një shtëpi por nuk mund të hyjmë në te pasi që instalimi i rrymës ose i ujit kërkon ca intervenime. Dmth. e thërasim ndërtuesin që t’i korrigjoj këto gabime.

Sipas Thaçit, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, del që puna është kryer por kanë mbetur disa gabime të vogla që kërkojnë krrigjim. Tashti, duket se duhet ta thërrasim gjeodetin, i cili, me atë pantikën e tij, e rregullon fijën kufitare diku në një kodër të vogël apo në bregun e ndonjë përrocke.

Në fakt, ne të gjithë e dijmë se situata është ndryshe. Puna nuk është aspak e kryer pasi që Serbia nuk e pranon Kosovën e as kufijtë e saj. Të mos harrojmë se Serbia e konsideron Kosovën si territor të saj. Pra, pasi që ajo nuk i njej kufijtë, ne nuk kemi se çka korigjojmë.

Megjithatë, Hashim Thaqi insiston se ky term eshtë zbulim i tij dhe në rastin konkret nënkupton përfshirjen e Luginës së Preshevës në Kosovë, e cila gjë, në parim është tërësisht në rregull. Ai, më tutje, për të krijuar edhe më shumë konfuzion, deklaron pandërprerë se me Serbinë nuk është duke biseduar për ndarje e as për shkëmbim të territoreve. Nga kjo nënkuptohet se Kosova do ta merrë Luginën dhe, pasi që nuk do t’i jep asgjë Serbisë, do ta shton territorin e Kosovës.

Edhe budallai më i madh e din që ky muhabet nuk ka kuptim dhe se ‘korigjimi’ i Thaçit është ‘shkëmbim’ . Prandaj, njerëzit me të drejtë dyshojnë se Thaçi e ka ndërmend që Serbisë t’ia jep Veriun në shkëmbim me Luginën. Me këtë rast zbatohen vetëm dy kritere që njihen deri sot. Fjala është për kriterin faktik dhe atë etnik. Kriteri faktik është në dobi të Serbisë pasi që ajo e ka nën pushtet legjitim Luginën dhe faktikisht e kontrollon Veriun. Kriteri që duhet të zbatohet në këtë rast është ai etnik. Në Veri duhet të merret gjendja ekzistuese e janarit të vitit 1998.

Nëse nuk zbatohet ky kriter, atëherë Thaçi dhe askush tjetër nuk duhet të vazhdoj asnjë bisedë me askend. Në këtë rast Kosova është më mirë të mbetet siq është sot.

Comment

*