Korrupsion me legalizimin e ndërtesës, ndalohen 4 persona

Pas një urdhri të Prokurorisë së Tiranës, policia arrestoi 4 persona, tre prej të cilëve zyrtarë publikë.

 Akuza që qëndron mbi ta është ajo e “korrupsionit pasiv dhe aktiv”, për legalizimin e një ndërtese.

Një punonjëse policie u interesua në Hipotekë dhe tek ALUIZNI për më shumë se tre vjet për të siguruar legalizimin e ndërtesës së nënës së saj.

Një shoqe e saj e ka njohur me një punonjëse të Hipotekës. Kjo e fundit e ka dërguar tek shefi i degës së ALUIZNI-t në Laprakë.

Shefi i ALUIZNI-t të Laprakës kishte kërkuar shifrën prej gjashtë mijë eurosh për ta kryer legalizimin.

Dorëzimin e parave e ka kryer punonjësja e Hipotekës. Pas përgjimeve, Prokuroria ka kërkuar arrestimin e të katër personave të përfshirë në këtë histori.

 Top Channel

Comment

*