Kosnett: Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura hap pozitiv për Kosovën

Prishtinë, 6 dhjetor 2018 – Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur është hap pozitiv dhe është e natyrshme që Kosova, si vend sovran dhe i pavarur, të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan e ka cilësuar të mirëseardhur pjesëmarrjen e forcave të armatosura të Kosovës në lperacione paqësore jashtë vendit.

“Liderët kosovarë kanë thënë se Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, se Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare edhe mund t’i kontribuojë asaj dhe tërë kjo është e mirëseardhur”, ka thënq ambasadori Kosnett,në një intervistë për televizionin publik të Kosovës.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që t’i ngarkojë me 100 për qind taksë produktet nga Serbia dhe nga Bosnja që importohen në Kosovë, për përpjekjet pëer arritjen e marrëveshjejeje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë dhe për idetë e proklamuara nga presidentët e dy vendeve për ndryshim të kufirit.

Ambasadori Kosnett ka ritheksuar se Kosova vazhdon të mbetet lartë në agjendën e politikës së jashtme amerikane. (r.m.)

Comment

*