Kosova arrin në kualifikime për Kampionatin Botëror të basketbollit

Prishtinë, 19 gusht 2019 – Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shkroi sonte historinë. Ajo arriti të plasohet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të basketbollit  “Kina 2019”.

Kosova e arriti këtë sukses të madh pasi e mposhti Estoninë 75:69, në ndeshjen e fundit të parakualifikimeve, e cila u zhvillua sonte (e shtunë), në Prishtinë, në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive, e cila përfundoi me festën e lojtarëve dhe të tifozëve.

Çerekun e parë të ndeshjes, basketbollistët kosovarë e mbyllën me epërsi prej dy pikësh, 24-22, ndërsa në çerekun e dytë humbën 11-16, kështu që mysaforët estonezë e mbyllën pjesën e parë me tri pikë epërsi, 35:38.

Çereku i tretë i ndeshjes u takoi “dardanëve”, të cilët e kthyen epërsinë prej dy pikëve,  54:52.

Ndërkaq, në çerekun e katërt dominuan në fushë dhe e shtuan epërsinë e përgjithshme në gjashtë pikë, 75:69.

Me këtë fitore, përfaqësuesja e Kosovës doli e dyta në Grupin C të fazës parakualifikuese dhe e siguroi pjesëmarrjen në ndeshjet kualifikuese për Kamionatin Botëror që do të mbahet në Kinë, në vitin 2019.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i basketbollit kosovar, duke pasur parasysh se Federata e Basketbollit e Kosovës u pranua anëtarë e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) vetëm dy vjet më parë, më 13 mars 2015. (r.m.)

One Response to “Kosova arrin në kualifikime për Kampionatin Botëror të basketbollit”

Read below or add a comment...

  1. SiBe says:

    Jaren Sina e Lis Shoshi arrin në Kosovë

    Basketbollisti i Përfaqësueses A të Kosovës, Lis Shoshi tashmë ka arritur në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shoshi së fundi ka luajtur për Universitetin e Arkansasit, Little Rock (UALR NCAA).

    Për Shoshin kjo është paraqitja e parë me Përfaqësuesen dhe për këtë arsye ai me padurim po pret që të bartë fanellën e Kosovës.

    Lis Shoshi

    Shoshi do t’i bashkëngjitet Përfaqësueses së Kosovës në përgatitjet e përbashkëta, të cilat do të fillojnë më 2 korrik në Prishtinë, për të vazhduar më pas prej 5 korrik në Gjakovë, ku Kosova A do të qëndroj një javë për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat që e presin në muajin gusht.

    Përfaqësuesja jonë në ndërkohë do të zhvilloj disa ndeshje miqësore, për të parë më për së afërmi formën e skuadrës. Kosova merr pjesë në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” dhe është në grup me Estoninë dhe Maqedoninë. Parakualifikimet evropiane do të luhen prej 2 deri më 19 gusht me sistem vajtje – ardhje. Duhet theksuar se Lis Shoshi së fundi ka luajtur për Universitetin e Arkansasit, Little Rock (UALR NCAA).

    Edhe Jaren Sina në Kosovë

    Një tjetër basketbollist i Përfaqësueses A të Kosovës ka arritur në Prishtinë për t’ju bashkëngjitur përgatitjeve të skuadrës për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

    Bëhet fjalë për Jaren Sinën, i cili është edhe shqiptari i parë që ka qenë i ftuar në NBA draft ëorkout, më saktësisht te skuadra e Denver Nuggets.

    Sina është në formë mjaft të mirë dhe më se i gatshëm për të dhënë maksimumin për Përfaqësuesen tonë. Për Sinën kjo është paraqitja e dytë për Përfaqësuesen A të Kosovës, pas asaj të vitit të kaluar, ku Kosova ka marr pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2017, që edhe kanë qenë kualifikimet historike për basketbollin kosovar.

    Kosova merr pjesë në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” dhe është në grup me Estoninë dhe Maqedoninë. Parakualifikimet evropiane do të luhen prej 2 deri më 19 gusht me sistem vajtje – ardhje.

Comment

*