Kosova bëhet aksionare e Bursës shqiptare të Energjisë

Prishtinë, 7 tetor 2017 – Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Kompania e Transmetimit të Kosovës do të jenë aksionerët e bursës shqiptare të energjisë. Kuadri ligjor po shkon drejt mbylljes, ndërkohë që synimi është sigurmi i energjisë me çmime më të lira dhe një treg sa më transparent.

“Është mekanizmi më i lartë dhe më transparent, që siguron çmim transparent dhe për rrjedhojë ulje të çmimit të blerjes së energjisë me shumicë. Atë energji që ne e blejmë në bursa të huaja”, ka deklaruar Entela Çipa, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e shqipërisë.

Shqipëria është e para prej vendeve fqinje në hapat për krijimin e bursës së energjisë. Kështu  krijohet mundësia që në këtë bursë të marrin pjesë edhe kompanitë e Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

“Mund të përfshihen edhe fqinjët e tjerë, si Mali i Zi dhe Maqedonia. Ne po ndërtojmë linjën 400 kw me Maqedoninë dhe sa me likuiditet të ketë një bursë. Sa më shumë të ardhura dhe flukse energjie, aq më i leverdisshëm do të jetë çmimi”, ka thënë Çipa.

Futja në operim e bursës shqiptare ka si afat vitin 2018.

Aktualisht Shqipëria e blen energjinë në bursa të huaja. OSHEE dhe KESH hapin tendera për kompanitë tregtare, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*