Kosova bëhet anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë

Paris, 17 Korrik 2018 – Komiteti ad hoc i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë ka rekomanduar avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë nga anëtare vëzhguese në anëtare e asociuar.

Vendimi është marrë me konsensus të të gjitha vendeve anëtare të komitetit, përfshirë edhe shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të cilat, në takimin e kaluar të këtij komiteti, patën shprehur rezerva dhe patën kërkuar sqarime shtesë mbi disa elemente të dosjes së Kosovës.

Konfirmimi i ndryshimit të statusit të Kosovës pritet të bëhet në Samitin Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, i cili do të mbahet në Erevan, në nivel të krerëve të shteteve anëtare.

Avancimi i statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë konsiderohet një e arritur tjetër e Kosovës në forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtar. (r.m.)

Comment

*