Kosova bëhet anëtare e Bankës Zhvillimore të KE

Prishtinë, 3 korrik 2013 –Bordi i Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (KE)ka marrë vendim që Kosova të pranohet si anëtare me të drejta të plota në këtë Bankë.

Ministria e Jashtme bën të ditur se njoftimi për pranin e Kosovës në këtë institucion financiar evropian, me seli në Paris, i është kumtuar ministri Enver Hoxhaj nga kryetari i bordit të Bankës, Raphael Alomar.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj që Bordi Drejtues i Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, në takimin e mbajtur më 14 qershor 2013, e ka ekzaminuar kërkesën tuaj për anëtarësim”, thuhet ndër të tjera në letrën e kryetarit të bordit.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, vendi ynë mund të përfitojë 30 deri në 40 milionë euro në vit nga anëtarësimi në këtë bankë.

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës është themeluar në vitin 1956. Në agjendën e saj është përkrahja e reformave dhe përkrahja sociale e shtresave më të rrezikuara në shtetet e ndryshme evropiane. Shtetet e Ballkanit janë përfituese të mëdha të fondeve për financimin e projekteve të ndryshme në fushën e përmirësimit të infrastrukturës, ndërtimit të banesave për shtresat e rrezikuara, ndihmës së refugjatëve dhe projekteeve tjera sociale.

R.M.

Comment

*