Kosova e humbi ndeshjen me Turqinë

Prishtinë, 12 nëntor 2016 – Ekipi kombëtar i Kosovës në futboll e pësoi të shtunën edhe humbjen e tretë radhazi në garat kualifikikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Këtë herë Kosova humbi nga Turqia, 2 me 0, në stadiumin e qytetit bregdetar turk, Antalia.

Për Turqinë kjo është një fitore shumë e rëndësishme, sepse i mban gjallë shpresat për kualifikim në pjesën finale të kampionatit që do të zhvillohet në Rusi.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, 0 me 0, përkundër dominimit të Turqisë. Merita kryesore për rezistencën e ekipit kosovar i bie portierit Samir Ujkani, i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

Pak para mbylljes së pjesës së parë të lojës, Kosova pati edhe një rast shumë të mirë shënimi, kur Valon Berisha eë goditi shtyllën e portës së turqve.

Futbollistët e përfaqësues së Turqisë e filluan pjesën e dytë shumë furishëm dhe arritën të realizojnë dy gola të shpejtë. Golin e parë e shënoi sulmuesi i rrezikshëm Burak Yilmaz, Ai shënoi në minutën e 51, pas asistimit nga Malli.

Epërsinë e ekipit turk e dyfishoi Volkan Shen, kur po zhvillohej minuta e 55. Ai dërgoi në rrtjetë topin e kthyer nga transverzalja e portës së Ujkanit, i cili s’kishte çfarë të bënte.

Pas dy golave gtë pësuar, furbollistët e Kosovës e morën një iniciativë të lehtë dhe arritën të krijojnë disa raste, gtë cilat i humbën për shkak të konfuzionit në sulm.

Turiq tani gjendet në vendin e katërt të tabelës së kualifikimit, me pesë pikë, kurse Kosova gjendet në pozitën e fundit, me vetëm një pikë të fituar në ndeshjen me Finlandën. (r.m.)

Comment

*