Kosova e Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë

Zagreb, 6 mars 2017 – Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur nga Ministri i Financave, Zdravko Marie.

Zyra e ministrit Hoti njofton se në këtë takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.

Me këtë rast, Hoti dhe homologu i tij kroat, Marie, kanë nënshkruar Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë mes Kosovës e Kroacisë dhe për parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin. (r.m.)

Comment

*