Kosova e pezillon tarifën prej 4 centësh për miellin që importphet nga Serbia

Prishtinë, 30 mars 2020 – Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, ka nxjerrë vendim për pezullimin e përkohësisht të masës tarifore ndaj importit të miellit, raporton Express.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë bëhet e ditur se pezullimi hyn në fuqi qysh sot dhe zgjat deri më 30 prill 2020.

Ky vendim ka për synim të sigurojë furnizim të rregullt me miell gjatë emergjencës së shëndetit publik lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Tarifa prej 4 cent për miellin që importohet nga Serbia në Kosovë ishte vendosur në fund të vitit 2017. (r.m.)

Comment

*