Kosova e pushton Evropën, Nora Gjakova e fiton medaljen e artë

Tel Aviv, 26 prill 2018 – Xhudistja kosovare Nora Gjakova është shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 57 kilogramë, në Kampionatin Evropianin që po mbahet në Tel Aviv.

Në duelin final, ajo e mundi me ipon gjermanen Theresa Stoll dhe kështu e fitoi medlajen e artë, për herë të parë.

Kjo është medalja e dytë e xhudisteve kosovare në Kampionatin Evropian në Tel Aviv. Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. (r.m.)

Comment

*