Kosova emeton për herë të parë obligacion shtetëror 10 vjeçar

Prishtinë, 27 korrik 2018 – Ministria e Financave njofton se më 30 korrik 2018 do të mbahet ankandi i parë për emetimin e Obligacionit 10-vjeçar, në vlerë prej 10 milionë eurosh, i cili zhvillohet përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Investimi në obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi fiks i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite), i pagueshëm çdo 6 muaj dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Ky instrument para se gjithash u dedikohet individëve dhe subjekteve që kanë plane për kursime më afatgjata dhe jo vetëm, dhe ka efekte pozitive të shumanshme ekonomike dhe financiare.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. (r.m.)

Comment

*