Kosova feston fitoren e Zvicrës, mburret me Xhakën e Shaqirin

Prishtinë, 22 qershor 2018 – Mijëra qytetarë të Kosovës kanë festuar në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, në ciklinin e grupeve të Kampionatit Botëror të futbollit, Rusia 2018.

Tifozët e futbollit kanë defiluar me automjeteve rrugëve qendrore të qytetit, me flamuj kombëtarë shqiptarë, me fjalmuj të Kosovës dhe me flamuj të Zvicrës, duke brohoritur emrat e fubollistëve kosovarë që shkëlqyen në përballjen me Serbinë.

Herë pas here, ata brohoritnin edhe emrat e këtyre katër futbollistëve, sidomos emrat e Granit Xhakës dhe të Xherdan Shaqirit, të cilët ishin heronjtë e ndeshjes së sontme në Kaliningrad.

Xhaka dhe Shaqiri shënuan dy golat e fitores së kombëtares helvetike ndaj kombëtares serbe, në një ambient ku dominonin tifozët e Serbisë.

Xhaka shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur, me një goditje të tuqishme nga një largësi prej mbi 30sh metrash. Topi i goditur nga Xhaka bëri një trajektore të papërceptueshme nga portieri dhe tundi në anën e majtë të portierit të kombëtares serbe.

Ndërkaq, Shaqiri e shënoi golin e firores në një kundërsulm të shpejtë. Ai e mori topin në gjysmë të fushës, afër rrethit të qendës, dhe u vësul drejt posrtës së kombëtares serbe. Një mbrojtës serb që iu vu prapa te thembrat, nuk arriti t’ia hiqte topin nga këmba, ndërsa portieri serb u përpoq më kot t’ia ngushtonte këndin e goditjes. Shaqiri gjeti një hapësirë midis të dyve dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Të dy futbollistët shqiptarë festuan golat e tyre duke bërë me duar shqiponjën dykrenare, një gjest simbolik për përkatësinë e tyre kombëtare. Ky gjest duket se i ka lënduar shumë tifozët e Serbisë edhe ashtu të lënduar. Mediat në Serbi e cilësojnë këtë gjest si provokim për Serbinë.

Ndërkaq, shtypi zviceran i falënderon këta dy futbollistë shqiptarë që e çuan Zvicrën në fazën finale të kampionatit.

Edhe shtypi anglez thekson se shqiptarët e nderuan Zvicrën. Madje, gazeta “The Independent e quan këtë edhe fitore të Kosovës.

Në ndeshjet e fundit të Grupit E, Zvicra do të luajë kundër Kosta Rikës, ndërsa Serbia do të luajë kundër Brazilit.

Zvicra bashkë me Brazilin rediten në dy pozitat e para në grup, me nga 4 pikë, Serbia është e tretë me 3 pikë, kurse Kosta Rika është e fundit pa asnjë pikë.

Praktikisht, Zvicra  është plasuar në fazën finale të kampionatit, kurse Serbisë i duhet të bëjë një mrekulli për t’u mbetur në garë, duhet ta mposhtë Brazilin.

Në ndeshjet e fundit të grupit, Zvicra do të luajë kundër Kosta Rikës, kurse Serbia do të ndeshet me Nigerinë. (r.m.)

Comment

*