Kosova gjobitet me 30 mijë franga për fyerjet antiserbe

Prishtinë, 4 nëntor 2016 – Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është gjobitur nga FIFA me 30 mijë franga zvicerane, për fyerje raciste në kor dhe për hedhje të gjësendeve në fushë nga tifozët gjatë ndeshjes eliminatore për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” që Kosova e zhvilloi kundër Kroacisë në Shkodër, më 6 tetor.

Ndërkaq, Federata e Futbollit e Kroacisë është gjobitur me 50 mijë franga, për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve të tyre, në po këtë ndeshje.

Vendimi është bërë i ditur të enjten nga FIFA dhe është konfirmuar nga të dy federatat.

“Komisioni disiplinor i FIFA-s ka dënuar FFK-në me gjobë prej 30 mijë frangave zvicerane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e adhuruesve në ndeshjen Kosova – Kroacia, që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin ‘Loro Boriqi” të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e FFK-së. (r.m.)

Comment

*