Kosova humb nga Çekia dhe njërin rast për kualifikim në Euro 2020

Pragë, 14 nëntor 2019 – Kombëtarja e Kosovës e humbi ndeshjen e parafundit në garat kuaklifikuese për kampionatin evropian të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm.  Me këtë humbje ajo i humbi gjasat që të kualifikohet për fazën finale të kampionatit.

Kombëtarja e Kosovës humbi 2:1 nga kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila e siguroi kualifikimin për në Euro 2020, krahas Anglisë.

Kosova kaloi e para në epërsi, përmes Atdhe Nuhiut, por më pas pësoi dy herë nga Aleks Kral i Çekisë.

Futbollistët kosovarë sot nuk zhvilluan lojë të mirë kundër çekëve, për shkak se u munguan tre nga futbollistët më gtë mirë,  Vedat Muriqi, Harolind Shala dhe Bernard Berisha. Gjatë lojës u vërejt mungesa e madhe e tyre, sidomos e Muriqit, i cili ishte shtylla kryesore e Kosovës në ndeshjet e deritashme.

Përveç kësaj, futbollistët kosovarë u penalizuan edhe nga ngarkesa psikologjike, e cila e kishte burimin te rëndësia e ndeshjes.

Pas kësaj humbjeje, Kosova renditet e treta në grup, pas Anglisë dhe Çekisë.

Ndeshjen e fundit në kuadër të grupit kualifikues, Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor në Prishtinë, kundër Anglisë.

Por, Kosova mund të realizojë ëndrrën për Euro 2020, përmes Ligës së Kombeve. Ajo do të zhvillojë një ndeshje me Maqedoninë e Veriut dhe nëse e fiton do të luajë me fituesin e ndeshjes Bellorusi – Gjeorgji. (r.m.)

Comment

*