Kosova i jep një leksion demokracie Ballkanit

Harry Bajraktari

Nga Harry Bajraktari

Urime popullit të Kosovës për këto zgjedhje të suksesshme
Kosova e tregoi edhe njëherë veten se është demokracia më e përparuar në Ballkan. Në një kohë që Serbia është një autokraci pa opozitë në parliament, në Shqipëri opozita ka tre vjet që nuk është në parliament dhe në pushtetin lokal, në Maqedoni njëra parti praktikisht nuk njeh emrin e shtetit, kurse në Malin e Zi nacionalistë të rrezikshëm janë në pushtet.
Kur i krahason me këto është e papranueshme që Kosova është e vetmja në rajon që nuk është kandidate për BE dhe nuk ka një rrugë të qartë për në NATO. Brukseli madje nuk ka mbajtur as premtimin për liberalizim të vizave.
Nuk pati pothuajse asnjë incident gjatë fushatës zgjedhore. Dita e votimit ishtë e shkëlqyer. Humbësit uruan fituesit pa mbaruar numërimi i votave.
I gjithë Ballkani duhet të mësojë nga Kosova, kurse komuniteti ndërkombëtar duhet të shpërblejë Kosovën për këtë standard të demokracisë.
Tani është e nevojshme që të formohet sa më parë qeveria e re dhe të fillojë nga puna për të zgjidhur problemet e shumta me të cilat përballet Kosova.

One Response to “Kosova i jep një leksion demokracie Ballkanit”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Kosova vetem keto dy dekada kishte dy kthesa te medha.E para me 12 Qershor 1999,kur filloi dita e pavaresise dhe clirimit historike te pritur 20 shekuj.Kjo ishte shpetim nga fanit ja qe i rrezikohej,kjo ishte sinteza e mrekullise kombetare shqiptare qe solli UCK ne bashkveprim ushtarak me NATO-n.Ndersa kthesaq e dyte, me 14 Shkurt 2021 ndodhi nje veprim demokratike shembullor,kur forcat politike ndryshuan ecjen e veshtire te deritashme te shtetit te Kosoves.Kosova kishte clirimin nga roberia shekullore me 12 Qershor 1999, ndersa clirimin dhe ecjen e demokracise per se mbari e fillon tash pas 14 Shkurtit 2021.

Comment

*