Kosova ka shpenzuar 2.2 miliardë euro për produkte të huaja, për 10 muaj

Prishtinë, 27 dhjetor 2016 – Në mungesë të kapaciteteve prodhuese, Kosova vazhdon të eksportojë para të gatshme në këmbim të mallrave.

Nga janari deri në tetor të vitit 2016, Kosova ka blerë prodhime të huaja në vlerë prej 2 miliardë e 260 milionë eurosh, ndërsa ka shitur vetëm 260 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Partneri kryesor tregtar i Kosovës është Serbia. Pas saj vijnë Gjermania, Italia, Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Polonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Politikat e pafavorshme, mungesa e lëndës së parë, teknologjia e vjetruar, moskoordinimi i politikave në mes të ministrive dhe mungesa e përkrahjes për prodhimet vendore, janë disa nga faktorët që, sipas përfaqësuesve të biznesit dhe njohës të çështjeve ekonomike, kanë ndikuar që prodhimet vendore të mos arrijnë t’i bëjnë ballë konkurrencës së madhe të produkteve të importuara, shkruan gazeta. (r.m.)

Comment

*