Kosova – kampione Evropiane e U18 në Divizionin C, kalon në Divizionin B

Prishtinë, 29 korrik 2018 – Kosova U18 në basketboll sot ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampionin i Divizionit C, në Evropianin U18.

Në ndeshjen finale të Divizionit C, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, përfaqësuesja e Kosovës e mposhti Qipron me rezultat bindës, 73-64.

Pas këtij suksesi Kosova do të kalojë në Divizionin B.

Kosova është shpall kampion në garat e FIBA-së për herë të parë. Më 2015 e kishte fituar medaljen e argjendtë në Evropianin U16, kurse më 2016 e kishte fituar medaljen e  bronztën në Evropianin U18. Të dy medaljet i kishte fituar në Divizionin C. (r.m.)

Comment

*