Kosova kërkon mendjen dhe përvojën e Shqipërisë për “Vetting”-un

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj takim zyrtar në Tiranë me Ministrin e Drejtësisë së Kosovës Selim Selimi – Bashkëpunim i ngushtë për punë reale të përbashkëta

Knid Ndrenika

Diskutimi për ligjin e njohur si “Vetting”-u për sistemin e drejtësisë në Kosoëv është pjesë e veçantë e axhendës së takimeve në Tiranë të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Ministria e Drejtësisë tha se me zotin Selimi titullarja Etilda Gjonaj diskuton “Vetting”-un me modelin e Shqipërisë.

Ligji në Shqipëri ka ndërtuar një strukurë të posaçme përkatësisht Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit; struktura që pas “Vetting”-ut në shkallën e parë mund të ketë apelim gjithashtu nga strukturat e posaçme dhe deri në fund me pranimin ose jo për të qëndruar në sistem të subjekteve të shqyrtuar.

“Veting”-u, ndryshe ligji për rivlerësimin kalimntrar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka shqyrtuar të paktën 150 subjekte në kriteret e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Ministri Selimi u shpreh se përcaktimi i modeleve më të mira të proceseve si ai i vetting-ut dhe eksperienca e Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë në këtë kuadër është një ndihmesë kuptimplotë në sfidën e shtetit të Kosovës për të ndërtuar një mekanizëm të përhershëm kontrolli për drejtësinë në Kosovë.

“Kemi filluar reformën në sistemin civil, në sistemin penal, për skenarë të tjerë të llogaridhënies siç është i “Vetting”-ut, për të intensifikuar bashkëpunimin me grupe ekspertësh dhe me shkëmbim të përvojave. Reforma e mirëfillitë nuk mund të bëhet pa i marrë vendime të vështira dhe të mundimshme”.

“Jemi të gatshëm të kemi një bashkëpunim të fuqishëm për pune reale të përbashkëta, me arritje të mirëpërcaktuara dhe jemi të nderuar të punojmë sëbashku për reforma domethënëse, duke dhënë eksperiencën tonë dhe modelin e Reformës në Drejtësi”-shtoi Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj priti sot delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, të udhëhequr nga Ministri Selim Selimi. Ministrja Gjonaj dhe Ministri Selimi diskutuan gjerësisht për ecurinë e reformave në drejtësi, agjendën legjislative, nismat për fuqizimin e luftës kundër korrupsionit në të dyja vendet, forcimin e bashkëpunimit juridik, si dhe këmbimin e përvojave në aspektet pozitive për të përfituar sa më shumë nga praktikat e mira të njëra-tjetrës për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

“Kur të bëhet mbledhja e përbashkët e të dy qeverive për të bërë realitet, garanci bashkëpunimi proceduriale përsa i përket fushës civile dhe tregtare”-tha Gjonaj.

Të dy ministrat folën edhe për një nga betejat më të rëndësishme, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si themel per shtetet tona dhe imazhin e tyre në rrjedhat globale, për të cilën u pajtuan se duhet qasje e guximshme dhe ndërtimi i politikave të reja, për të dëshmuar një vullnet të ri për të ecur përpara, me synimin për të hapur perspektiva të reja për zhvillimin e vendeve tona dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në familjen europiane.

Comment

*