Kosova merr Notën Verbale për njohje nga Guineja-Bisao

Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton se e ka pranuar edhe zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e shtetit të Guineja-Bisao në Bruksel, nëpërmjet së cilës rikonfirmohet njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se ky vendim ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar 2011.

Konfirmimi zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike vjen pak ditë pasi zëvendës-kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e kishte prezantuar atë në KTV. (r.m.)

Kosova merr notën verbale për njohje nga Guineja-Bisao

Comment

*