Kosova merr pjesë për herë të parë në Olimpiadën Dimërore

Pyeongchang (Kore e Jugut) –  Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, në Korenë e Jugut.

Në këtë olimmpiadë Kosovën do ta përfaqësojë vetëm një sportist, skiatori Albin Tahiri.

Mediumi online “Quartz” i ka dhënë hapësirë skiatorit që e përfaqëson Kosovën.

“Kosova nuk ka mungesë të borës, por megjithatë nuk ka qenë e lehtë për kombin e vogël ballkanik që të hyjë në Lojërat Olimpike Dimërore – ose ato verore, për këtë shkak të Serbisë”, shkruan Quartz.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e njohu Kosovën në fund të vitit 2014 dhe konkuroi në Olimpiadën për herë të parë në Rio dy vjet më vonë, edhe pse vendi pritës, Brazili, nuk e kishte njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Olimpiku i parë dimëror i vendit, Albin Tahiri, filloi të stërvitej me ski në moshën shtatë vjeçare, në Slloveni, ku ka lidur ai.

“Kur fillova të skijoja, Kosova nuk ishte një vend i pavarur. Babai im gjithmonë brohoriste për atletët kosovarë dhe atë e bëra edhe une, kështu që kur Kosova shpalli pavarësinë, doja të ndihmoja duke e përfaqësuar vendin si nje atlet”, tha Tahiri.

Krahas kosovës, për herë të parë në Lojërat Olimpike dimërore marrin pjesë dhe pesë vende të tjera: Ekuadori, Eritrea, Malajzia, Nigeria dhe Singapori.

Lojërat Olimpike Dimërore sivjet do të jenë më të mëdhatë. Në to do të marrin pjesë 92 vende të botës, transmeton AktivPress. (r.m.)

Comment

*