Kosova merr pjesë si shtet i barabartë në turneun e xhudos në Rusi

Prishtinë, 10 dhjetor 2017 – Rusia ka pranuar që Kosova të prezantohet si shtet i barabartë në Mastersin e xhudos që mbahet në St. Petersburg.

Lahmin e ka konfirmuar trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook.

Ditë më parë Kuka kishte deklaruar se xhudistët kosovarë nuk do të marrin pjesë në këtë turne, për shkak se Rusia kishte kërkuar që ata të garojnë me flamurin e Federatës Botërore të Xhudos, gjë që është hedhur poshtë nga trajneri kosovar.

Në Mastersin e St. Petersbugut do të garojnë Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

 

Sporti mbi politikën!

Kosova merr pjesë në Masters në Rusi.

Sot, në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë, Kryetarit të IJF Marius Vizer, dhe Kryetarit të FXHK, Agron Kuka, na u konfirmua pjesëmarrja në The best of the best në St.Petersburg!

Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezentohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!

Me sport po thehen barrierat,në mungesë të Kampiones Olimpike, e cila nuk mund të marr pjesë në Masters në Rusi, do na prezentojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

(r.m.)

Comment

*