Kosova në mes Perëndimit dhe Rusisë

Daut Dauti

Promovimi i librit të biografisë së Hashim Thaçit që u bë dje në Londër tërhoqi vëmendjen e gazetarëve, politikanëve, diplomatëve dhe ushtarakëve britanikë.

Promovimi u bë në ditën kur kryeministrja britanike, Theresa May, i dha afat Rusisë që të përgjigjet në lidhje me përfshirjet e sigurimit sekret rus në rastet e dyshimta të helmimit të spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia. Vdekja e Nikolai Glushkovit, një rus tjetër britanik, e cila duket se është poashtu vrasje, e vështirëson edhe më tej situatën.

Merret vesh që Theresa May është duke planifikuar “Luftë Ekonomike” dhe është duke i bindur disa shtete evropiane për vënie të sanksioneve ndaj Rusisë e cila me përzierjet e saja në Britani dhe shtete tjera është duke shkaktuar probleme serioze. Sanksionet ka mundësi të jenë radikale sa që është e mundshme që të ndodhë edhe bojkotimi i kampionatit botëror futbollistik që do të mbahet sivjet në Rusi.

Prandaj, kjo ishte arsyeja që Kosova, në mënyrë të konsiderueshme, ishte temë e fjalimeve, debatit dhe bisedave private që u zhvilluan dje gjatë rastit të promovimit të librit në fjalë.

Tani më është publike përzierja e Rusisë në Ballkan. Propaganda serbe kundër shqiptarëve, sidomos Kosovës, është shtuar. Britanikët paralajmërojnë keqësim të mëtejmë të marëdhënieve me Rusinë. Nëse keqësimi i situatës vazhdon, Kosova do të jetë vendi ku do të “thyhen shtizat” britanike dhe ato Perëndimore kundër Rusisë.

Ish Sekretari i NATO-s, Lord Robertson, në fjalimin e rastit e përsëriti maksimën e tij të njohur “Serbia out, NATO in” (Serbia jashtë, NATO brenda). Robertson dhe të gjithë zyrtarët britanik duket se janë të mendimit që kjo maksimë duhet të vazhdojë. Britanikët ende e konsiderojnë Kosovën si projekt të tyre dhe të përbashkët me Perëndimin. Ekziston një dro se si do ta konsideron Donald Trump situatën e re me Rusinë dhe si do ta cilësoj ai “Projektin Kosova”. 

One Response to “Kosova në mes Perëndimit dhe Rusisë”

Read below or add a comment...

  1. tomorrdr says:

    Situate po perkeqsohet.
    Shqipria ka filluars nje loje ”shtrigash” per electorate

    duke sulmuare USA.e rusin per nderhyrje ne zgjedhje.
    shqipria Kosovar je ne me break neper kembe.
    Shqiperia do ti thote po anglis . Russia nuke e njohure Kosoven..
    Serbia ka dy Celia ne doer
    1.Veton ne kshillin e sigurimin?????
    2. Serbine Ne bisedim kerkon leshime???
    Plus Sherri mes turqise-greqise.
    Ryemnistri Albans,eshteber nje halldup shallvarevgjre,
    lugate,i pa qendrshem,shemb balloted, beton pluhure,njerz pa Stroh
    FlEt pa lidhje.
    Gjith botA ndihmon te pa punet,jo se I do,por te K8pa pun
    Et, vjedhin shkAtrrojn vendin,prandaj jepU
    O SHQIPTAREVE, QE NUK TE MERR KOKA VESHE PO MOS E PRISH THEATRIN ME NDERTUARE KULLA AI MATRAAZI NDEETO PALLAE E TA RRASIN SI AJDIN SEJDIA?? TANI U KUJTUA ME MARR PRONAT E NDERMARRJEVE.MJAFTE KANE VJEDH E KETE PASURI E MARRIN PS,PA PAGUARE ASNJE CENTE

Comment

*