Kosova nuk e tërheq vendimin e taksës doganore për miellin nga Serbia

Prishtinë, 2 nëntor 2017 – Pavarësisht kërcënimeve nga Serbia, pala kosovare nuk pranon ta tërheqë  vendimin për vendosjen e taksës diganore për miellin që importohet nga Serbia.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka paralajmëruar edhe mundësinë e largimit nga CEFTA, për shkak të mosqenit të barabartë me vendet tjera anëtare, raporton KTV.

Hasani ka bërë të ditur se ai do të marrë pjesë në takimin e sekretariatit të CEFTA-s që do të mbahet në Beograd, ku Kosova do ta marrë kryesimin e CEFTA-s nga Serbia.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të merren edhe vendime të tjera për çmimet anti-dumping, të cilat janë në fazën e fundit të hetimeve.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar më shumë kontroll dhe rritje të numrit të të punësuarve në departamentin që ka përgjegjësi të masave anti-dumping.

Kosova është importuese e madhe e miellit nga Serbia. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga janari e deri në fund të tetorit, nga Serboa janë importuar mbi 23 milionë kilogramë miell, me vlerë prej rreth 5 milionë eurosh. (r.m.)

Comment

*