Kosova, rast unik qe nuk i duron krahasimet!

Sadik Elshani

Nuk di çka te thote njeriu kur i degjon deklaratat naïve, deklaratat e pamatura te udheheqesve te Kosoves, sidomos kur mundohen ta krahasojne Kosoven me rajonet, provincat, shtetet tjera te botes, gjoja per ta perforcuar, sqaruar me mire rastin e Kosoves. Dhe pikerisht e bejne kete ne formen me te papershtatshme, me te demshme. Krahasimi shpesh perdoret per ta bere me te qarte mendimin e shprehur apo nje rast, dukuri, duke krahasuar diçka qe eshte me pak e njohur me diçka tjeter te ngjashme me te dhe me te njohur. Ne qarqet diplomatike dhe ne arenen nderkombetare ne pergjithesi, rasti i Kosoves eshte mjaft i njohur, sidomos ne 3 – 4 dhjetevjeçaret (dekadat) e fundit. Kosova eshte rast i vecante, rast ne vete dhe nuk i duron krahasimet me disa rajone te tjera te Europes dhe botes, qe mund te duken si te ngjashme, por ne te vertete nuk jane. Ta krahasosh Kosoven me vendet tjera do te thote se ata qe jane ne krye te shtetit te Kosoves nuk e njohin historine, karakteristikat e veçanta te vendit te tyre, vendit tone dhe nuk kane fakte e argumente te tjera me bindese per t’i paraqitur para botes. E kunderta eshte e vertete, ne kemi fakte e argumente bindese qe jane ne anen, dobine tone dhe qe jane argumentuar nga shume hitoriane, diplomate, politikane, etj, Sidomos jane argumentuar bukur nga histiriani Noel Malcolm ne librin e tij: “Kosova, nje histori e shkurter”. Pastaj, Kushtetuta e vitit 1974 e perparoi poziten e Kosoves si njesi perberese shtetndertuese te ish Federates Jugosllave. Historia, rasti i Kosoves eshte unik dhe duhet te trajtohet si i tille, te mbrohet si i tille. Dhuna ne shkallen gjenocidale qe ka ushtruar Serbia nder shekuj ndaj Kosoves dhe popullsise se saj shqiptare, e perjashton ate nga çdo kerkese per ta kontrolluar, pervetesuar Kosoven. Pastaj vijne faktoret historike e demografike qe jane ne dobine tone. Ne duhet te ngulim kembe ne kerkesat tona, duke u bazuar ne keta faktore e jo te bejme krahasime te panevojshme qe mund ta demtojne çeshtjen e Kosoves. Ne nuk kemi nevoje qe te lidhemi e pastaj te mbesim peng i rasteve te tjera, sepse ato nuk jane te njejta. Secili i di me mire hallet e veta dhe secili le t’i qaje hallet e veta.
Deklarata e kryetarit Thaçi se nese nuk arrihet marreveshja me Serbine, atehere Kosova mund te behet si Palestina, eshte e pavend, e papjekur, e pavertete dhe e demshme. Larg e me larg krahasimeve me Palestinen, miken e serbeve. Nuk eshte vendi dhe tema e ketij shkrimi, por palestinezeve u mungon nje dr. Ibrahim Rugove, me kapadaizma hamasiste palestinezet kurre nuk do ta arrijne pavaresine e tyre. Me siguri Thaçit keto ia ka thene ndonje zyrtar i kategorise se ulet ne Bruksel dhe ai e ka marre si te kryer. Mire eshte qe çeshtja me Serbine te zgjidhet nje hap e me pare, por kjo nuk do te arrihet lehte, sepse kerkesat e Sebise do te jene te papranueshme. Mire eshte qe te na njohe Serbia, por edhe nese nuk na njeh nuk duhet te brengosemi shume, sepse ajo kurre nuk e ka njohur ekzistencen (te qenit) tone dhe gjithmone eshte munduar qe te na zhduke nga faqja e dheut. Menyra sesi sillen udheheqesit e Kosoves kundrejt Serbise te le te kuptosh se Serbia nuk eshte agresori dhe as ne nuk jemi viktima dhe ne mes nesh asgje e keqe nuk ka ndodhur. Eshte e kunderta: Shume gjera te tmerrshme kane ndodhur si rrjedhoje e dhunes se Serbise. Ne nje situate normale, pikerisht Serbia duhej t’u printe proceseve te normalizimit te marredhenieve, duke e pranuar fajin, duke u penduar dhe duke kerkuar falje per krimet e saj shekullore. Per ne duhet te jete e qarte se po te mos ishte Serbia, atehere nuk do te na kishin ndodhur keto tragjedi. Ne shqiptaret, i marrim gjerat ne menyre shume te thjeshtesuar dhe joserioze. Mjafton vetem te lexosh nje titull neper gazetat e Kosoves te dates 30 qershor: “Dorezohet Vuçiq: Ne Kosove nuk kemi asgje, fitojme nese ia marrim veç nje meter”. Do te deshironim qe te ishte keshtu, por duhet te kemi kujdes nga ata qe humbjet i festojne si fitore, diçka nuk eshte ne rregull me ta: Ata nuk kane as fytyre e as karakter. Trysnia duhet ushtruar mbi Serbine agresore dhe jo mbi Kosoven, viktime. Po aq naïve dhe e demshme eshte edhe deklarata tjeter e Hashim Thaçit se ne dialogun me Serbine nuk do te kete vija te kuqe. Per te mos dalur nga tema e ketij shkrimi, per kete nuk po zgjatem me teper ketu, por njera nder vijat e kuqe duhet te jete: Teresia teritoriale e Kosoves dhe shtetesia e saj e plote dhe e pakushtezuar.
Krahasime absurde jane bere edhe me heret. Dikush u mundua te ngjallte skenarin e dy Gjermanive, Lindore e Perendimore. Diçka qe eshte e vdekur dhe dihet sesi ka perfunduar ai skenar: Gjermania Lindore sot nuk ekziston. Krahasimi i dy Gjermanive te dikurshme dhe Serbisise si Gjermani Perendimore dhe Kosoves si Gjermani Lindore eshte i pabaze dhe shume i demshem per arsyet qe permendem dy – tre rreshta me lart. Ne rastin e Kosoves dhe Serbise, behet fjale per dy popuj, vende te ndryshme dhe jo nje vend i ndare ne dy pjese. Krahasim me i drejte me dy Gjermanite do te ishte ai, Shqiperi – Kosove: Shqiperia si Gjermania Perendimore dhe Kosova si Gjermania Lindore – kjo vetem per hir te argumentit, sepse qe ne titull te ketij shkrimi e thame qe krahasimet duhet t’i leme anash.
Perseri, dikush mundohej qe ta krahasonte Kosoven edhe me Katalonine, por as ky krahasim nuk qendron. Edhe me heret, ne fillim te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar kur u krijua e ashtuquajtura Republika Serbe e Krajines, ne disa qarqe behej fjale nese edhe Kosova synonte nje status te tille te ngjashem, por dr. Rugova nuk e pranoi as kete krahasim, ai ngulte kembe qe Kosova te trajtohej si e vecante: Ne rrethanat e caktuara te asaj periudhe, te shkeputej nga Serbia, te shpallej nje protektorat ndrkombetar e me vone te pavaresohej. Tani dihet fare mire sesi perfundoi fati i Krajines, nuk ekziston me si njesi politike e shteterore.
Prandaj, te mos bejme krahasime kur nuk kemi nevoje, krahasime qe nuk e bejne me te qarte gjendjen tone, por e nderlikojne edhe me teper dhe vetem mund te na demtojne. T’i ngulim kembet per te perparuar çeshtjen e Kosoves si nje rast i veçante qe eshte dhe nuk i duron dot krahasimet me te tjeret. Vete te jemi te zotet e fatit tone dhe te mos e lidhim ate me te tjeret, se mund te mbesim me gishta ne goje.
Philadelphia, 1 korrik, 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Comment

*