Kosova shkëlqen në Maltë, fiton 5 me zero

Ekipi kombëtar i Kosovës në futboll ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Maltë, në ndeshjen e parafundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova e mundi Malten nikoqire 5 me zero, për ta mbajtur kreun e tabelës në Grupin 3 të Ligës D.

Golin e parë e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 15, pas asistimit nga Milot Rashica. Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Kosova ishte më efikase dhe shënoi katër gola të tjerë.

Në minutën e 70, Benjamin Kololli shënoi gol të bukur, duke e paraboluar portierin e ekipit kundërshtar.

Donis Avdijaj, i cili sonte luajti për herë të parë për kombëtaren e kosovës, i shënoi dy gola për dy minuta. Të parin e shënoi pas asistimit të Muriqit, kurse të dytin pas asistimit të Rashicës.

Serinë e golave e mbylli Rashica, në minutën e 80-të të ndeshjes, me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Kosova është lidere e Grupit 3, me 11 pikë. Në vendin e dytë gjendet Azerbajxhani, i cili është rivali direkt i Kosovës për vendin e parë.

Ndeshja vendimtare mes Kosovës dhe Azerbejxhanit zhvillohet të martën, më 20 nëntor, në Prishtinë kombëtaren e Azerbajxhanit. Kosova mbetet lidere e Grupin 3 të Ligës D edhe me një barazim me Azerbejxhanin. (r.m.)

Comment

*