Kosova s’ka vendosur se a do të vazhdojë të jetë pjesë e CEFTA-s

Prishtinë, 4 nëntor 2017 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se qeveria e tij nuk ka marrë ende nëse Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e marrëveshjes së CEFTA-s, raporton ekonomia online.

Kosova u bë anëtare fuqiplotë e CEFTA-s në korrik 2007, tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim. Marrëveshja për anëtarësim në këtë organizatë ishte nënshkruar nga UNMIK-u.  Kosova edhe më tutje përfaqësohet në CEFTA përmes UNMIK-ut.

Me qëllim të lehtësimit të procedurave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), vendet e Evropës Qendrore, Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, më 1992, e formuan Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).

Marrëveshja e CEFTA-s u bazua në konceptin e ekonomisë së tregut, pasi që shtetet anëtare mendonin se zhvillimi i mëtutjeshëm ekonomik mund të arrihet vetëm përmes promovimit të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së shëndoshë. (r.m.)

Comment

*