Kosova synon ta marrë Hadërgjonajn, pasi Zvicra e la jashtë Botërorit

Prishtinë, 22 maj 2018 – Federata e Futbollit të Kosovës vazhdimisht është duke bërë përpjekje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar Florent Hadërgjonaj.

Futbollisti i Huddersfieldit muaj më parë kishte zgjedhur Zvicrën, por kjo e la jashtë listës për Botërorin “Rusia 2018”. Kjo e nxiti menjëherë interesimin e Kosovës, e cila ka të drejtë të marrë futbollistin, pasi ai s’ka pasur asnjë paraqitje në gara zyrtare për zviceranët.

Ai ka qenë në plan të ftohet nga seleksionuesi Bernard Challandes për dy ndeshjet miqësore, me Shqipërinë (29 maj) dhe Bregun e Fildishtë (2 qershor).

Koha.net mëson se Hadërgjonaj nuk ka dhënë endde përgjigje nëse do të pranojë të luajë për Kosovën apo jo.

Hadërgjonaj ka gjasat e vogla të luajë te Zvicra, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe për pozitën e tij, derisa te Kosova do të shndërrohej në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. (r.m.)

Comment

*