Kosova synon të marrë gaz nga Azerbajxhani

azerbajxhan-kosovePrishtinë 13 Gusht 2013 – Përfituese nga projekti me investim rreth 40 miliardë dollarë, i cili ka të bëjë me transportimin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë, përveç Shqipërisë mund të jetë edhe Kosova.

Vendi ynë parashihet të preket nga ky projekt kur përfundimisht të vihet në funksion më 1 janar të vitit 2019. Në një raport analitik të cilin e ka hartuar Ministria e Punëve të Jashtme, një kopje të të cilit e posedon gazeta Tribuna, është precizuar në detaje se si Kosova mund të jetë përfituese nga ky zinxhir i transportimit të gazit, i cili mund të sjellë të hyra të mëdha në buxhet dhe gjenerim të vendeve të reja të punës.

Projekti TAP (Trans Adriatic Pipeline) ishte iniciuar në vitin 2000 nga tre ekspertë zviceranë të njohur nga fusha e energjetikës, ndërsa Shqipëria zyrtarisht në vitin 2004 e kishte nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Bankën Botërore, për t’u bërë pjesë e këtij projekti.
(B.Salihu)

Comment

*