Kosova U21 në hendboll kualifikohet për Kampionatin Botëror

Prishtinë, 14 prill 2019 – Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll e bëri sot historinë, duke u bërë kombëtarja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet për një kampionat botëror.

Sot “Dardanët” e mundi Tajpein kinez me rezultat 30:26, në ndeshjen finale të zhvilluar në kuadër të garës IHF Trophy Intercontinental, që u organizua në Prishtinë dhe kështu e siguruan kualifikimin për Kamionatin Botëror 2019..

Hendbollistët kosovarë ishin gjatë gjithë ndeshjes në epërsi, e cila një herë arriti edhe në tetë gola.

Kampionati Botëror 2019 në hendboll nën moshën 21 vjeçare do të mbahet në Spanjë, në muajin korrik. (r.m.)

Comment

*