Kosova vazhdon rrugëtimin drejt EURO 2020, e mund Çekinë 2 me 1

ndeshjet vendimtare për vazhdimin e garave për kualifikim. Prandaj ishte një ndeshje e vështirë, e zhvilluar nën presionin e rezultatit.

Përveç kësaj, kombëtares së Kosovës në këtë ndeshje i munguan pesë lojtarë të përbërjes standarde të saj, për shkak të lëndimeve. Mungesën e dy furbollistëve më të mirë, Milot Rashicës e Arbër Zenelit, si edhe të tre futbollistëve standardë, Hekuran Kryeziut, Benjamin Kolollit e Herolind Shalës.

Mëgjithkëtë mungesën e tyre e minimizuan Valon Berisha, Florent Hadërgjonaj e Elbasan Rashani, si edhe Florent Muslia, i cili debutoi në kombëtaren e Kosovës. në pjesën e dytë të ndeshjes.

Por, mungesa e pesë lojtarëve të përbërjes së parë shkaktoi momente ngërçi dhe pasigurie, sidomos në pjesëne parë të ndeshjes. Në këso atmosfere, ata bënë gabime më shumë se zaskonisht. Një prej këtyre gabimeve e shfrytëzuan çekët, të cilët dolën në epërsi. Patrick Schik e shftytëzoi një hapësirë të lënë bosh nga mbrojtësit e Kosovës dhe me një gjuajtje të saktë ,pothuaj puthitur me shtyrën e djathtë të portës së portierit kosovar, Aron Muriq, shënoi gol për Çekinë.

Por, futbollistët e Kosovës nuk e humbën kokën, u mobilizuan dhe nisën të luajnë në mënyrë më të organizuar. Ata organizuan edhe disa aksione të shkëlqyeshme, njëri prej të cilëve u kurorëzua me golin e barazimit. Besart Celina dhe Elbasan Rashani organizuan një sulm nga krahu i majtë, ndërsa ky i dyti vertikalizoi para portës së Çekisë. Aty në qendër ishte sulmuesi gjigand i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili e zgjati këmbën para mbrojtësit çek që i qëndronte prapa si hije dhe e çoi topin në rrjetë.

Ky gol u dha motiv shtesë futbollistëve kosovarë, të cilët i organizuan edhe disa aksione të rrezikshme, më shumë në pjesën e dytë të ndeshjes. Njëri prej këtyre aksioneve përfundoi me gjuatje nga këndi, e cila i solli fitoren ekipit të Kosovës. Gjuajtjen nga këndi e bëri Valon Berisha, i cili e zëvendësoi Elbasan Rashanin. Ai bëri një gjuatje të shkurtër në një hapësirë bosh në cepin e vijës së 16-metërshit, ku vrapoi mbrojtësi i djathtë Mërgim Vojvoda, gjuajti saktë në portën e kundërshtarit dhe shënoi golin e dytë, i cili doli të jetë goli i fitores.

Çekët kishin edhe afër 30 minuta kohë dhe u përpoqën të shënojnë, kryesisht nga kundërsulmet dhe nga ndërprerjet e lojës. Ata i patën disa raste, madje shumë të mira, por nuk i shfrytëzuan. Një rast të shkëlqyeshëm e pati autori i golit të parë, Patrick Schick, por gjuajtjen e tij e ndali portieri i Kosovës, me një shtrirje të jashtëzakonshme.

Kështu, kombëtarja e Kosovës doli fituese në ndeshjen me njërin prej pretendentëve kryesore të Grupit A që synojnë dy vendet e para që shpiejnë në Kampionatin Evropian, të vitit të ardhshëm.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Anglisë, e cila është favorite kryesore që të kualififokohet për Eurlo 2020, madje të dalë e para në grup. Ndeshja zhvillohet të martën më 10 shtator, në Angli.

(Ramadan Muçolli)

Comment

*