Kosova vendos taksë për produktet nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina

Prishtinë, 6 nëntor 2018 – Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej 10 për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën”, thuhet në një komunikatë për media nga Qeveria e Kosovës.

Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Serbia mbetet ekportuesi më i madh i gati të gjitha produkteve në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, Kosdova importon mallra me vlerë prej rreth 400 milionë eurosh në vit nga Serbia.

Ndërkaq, importi i produkteve të Bosnjës e Hercegovinës në Kosovë vitin e kaluar ka qenë 81.5 milionë euro. (r.m.)

Comment

*